Tripoli (Liban)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muri Nahr Abu Ali në Tripoli (Liban)

Tripoli (arabisht: طرابلس / ALA-LC: Ṭarābulus [1]) është qyteti më i madh në pjesën veriore të Libanit dhe qyteti i dytë në vend. Shtrihet në një distancë prej 85 kilometres (53 mi) në veri të kryeqytetit Bejrut. Tripoli është kryeqyteti i Governoratit Verior dhe qendër e Qarkut të Tripolit. Tripoli ka dalje në pjesën lindore të Detit Mesdhe, dhe është porti detar më verior i Libanit. Tripoli kufizohet me qytetin El Mina, port detar në kuadër të Qarkut të Tripolit. Në kuadër të Qarkut të tij janë edhe katër ishuj të vegjël në det të hapur, e të cilët janë gjithashtu edhe ishujt e vetëm në gjithë territorin e Libanit. Njëri prej ishujve Palm Islands u shpall zonë e mbrojtur për shkak të statusit të tij si një strehë e sigurt për breshkat e rrezikuara të llojit (Chelona mydas), të shpendëve shtegtare (migratore) dhe disa specieve tjera të rralla.

Edhe pse historia e Tripolit daton të paktën që prej shekullit XIV p.e.s. qyteti është i famshëm për shkak të kështjellës së tij të madhe, e njohur si Kalaja e Raymond de Saint-Gilles, dhe gjithashtu është qyteti i dytë më i madh me një trashëgimi arkitektonike mamluke (pas Kajros). [2]

Minarja e Xhamia së Madhe Mansuri

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ This pronunciation of Tripoli's Arabic name is written down as طَرَابُلُس in (Arabic diacritics/vowelized form)طَرَابُلُس: Lebanon Geographical Names, 13-12-2010
  2. ^ http://www.mafhoum.com/press10/312P1.htm