Jump to content

Trollishta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky vendbanim shtrihet në malet e bregut të majtë të lumit të Zhegrës.Edhe pse ishte vendbanim i veçantë me të gjitha veçoritë,administrata shtetërore e llogariste si lagje të fshatit Zhegër.

Lagjet:Malokët,Limanajt,Hanajt,Halimajt,Jakupt,Ajvazajt,Azemajt,etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Roga e Demës,Lugu i Fierit,Dardhishta,Guri Kishës,Ara Gegës,Gllijat,Drumi,Mas Drumi,Te Ara Kajës,Kroni Beqirit,Hllaqina,Ahishta,Molla Hallës,Kodra Muslisë,Rrafshina,Kah Kisha,etj.

Lokaliteti i këtij vendbanimi ishte i banuar mjaft herët.Në të janë gjetur gjurmë të tjegullave,tullave,themeleve etj.Ekzistojnë varreza të vjetra ku janë gjetur skelete të dimensioneve të mëdha.Thuhet se aty në lindje të fshatit,te Roga Demës ka ekzistuar një kishë e vjetër.Nëpër të ka kaluar një rrugë e vjetër që në popull ka mbetur mikrotoponimi-Drumi,Mas Drumi.Kjo rrugë e lidhte Kosovën me Maqedoninë.

Në popull flitet se një kohë në këtë vend,banorët e fshatit Stubëll i kanë pasur stanet e bagëtive.Banorët e sotëm janë të ardhur nga kryesisht Jezerci i komunës së Ferizajit.Si vendbanim është regjistruar në sallnamet turke në fund të shekullit XIX.

Sipas shënimeve që posedojmë,fshati në fillim të shekullit XX kishte 16 shtëpi shqiptare,në vitin 1921 kishte 29 shtëpi me 154 banorë.Ndërsa,në vitin 1927 kishte 23 shtëpi shqiptare.Në vitin 1953 kishte 37 shtëpi me 280 banorë.

Nga ky vendbanim në vitin 1936 një familje ishte shpërngulur në Shqipëri dhe një tjetër në Turqi.

Sot fshati është i ndarë nëpër lagje me 10-15 shtëpi.Para agresionit serb në vitin 1999 fshati kishte 43 shtëpi me 337 banorë shqiptarë.Mirëpo, shumë shtëpi kishin mbetur të zbrazëta, sepse banorët ishin shpërngulur.Popullata e shpërngulur është vendosur kryesisht në Zhegër,në Viti,në Gjilan,në Maqedoni e gjetiu.

Nga agresori serb janë djegur 20 shtëpi plotësisht dhe 6 pjesërisht.Shumë shtëpi ishin braktisur më parë. Janë vrarë dy djem.Popullata ishte dëbuar kryesisht në Llojan,në Miratoc,në Preshevë etj.