Jezerca (Ferizaj)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jezercë
Kushtrim
Fshat

Jezercë është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Bjeshkas dhe Kushtrim. Fshati Jezercë është në lindje të tij dhe përfshin një nga hapësirat gjeografike më të mëdha në këtë komunë si dhe në Kosovë. Jezerca është një vendbanim kodrinor- malor i tipit të shkapërderdhur, por një çerdhe veprimtarësh atdhetarë për çështjen kombëtare-liridashëse. Ka një lashtësi, por zyrtarisht nuk janë bërë hulumtime. Nga punët e rastësishme janë gjetur eksponate të ndryshme, që vërtetojnë një lashtësi të këtij vendbanimi. Thuhet se fshati Jezercë është një fshat i banushëm që nga koha iliro-romake.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prejardhja e emrit Jezercë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për prejardhjen e emrit ‘Jezercë’ ka shum mendime, të cilat e lidhin fshatin me periudha të ndryshme kohore. Disa nga të vjetrit e fshatit, prejardhjen e emrit e lidhin me periudhen e pushtimit serb ne vitet e 1900, ku sipas pleqve për mbortjen e fshatit nga pushtuesi sllav, banorët vendas kishin bllokuar lumin duke ngritur një pend duke krijuar nje liqe të vogël artificial, të cilën do e shkatrronin me rastin e afrimit të ushtris serbe me që rast uji do merrte me vete te gjithë ata pushtues si dhe fshatin Nerodime i cili veqse ishte i pushtuar, plan i cili nuk u realizua sepse një grua serbe kishte lajmëruar ushtrin serbe gjatë rrugës duke ju thënë që të mos shkonin lart pershkakë që banorët kishin zënë ‘JEZER’ (shqip-liqe).

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë periudhave të ndryshme të kohës, banorë e fshatit kanë migruar në qytet vazhdimisht. Si shkak i gjithë këtij zvoglimi të madh të numrit të banorëve është infrastruktura e dobët, e cila tash vonë ka filluar të përmisohet.

Viti 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorë 1434 1515 1630 1666 1621 1778 454

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Turizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Jezercën e thellë malor, ka filluar të zhvillohet turizmi rural, fshat ky cili ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit. Relievi i Jezercës ofron kushte të mira për argëtim me biçikletë, natyra me male dhe livadhe të shumëta e kroje japin mundësi marrshimi në shtigje të gjata dhe të shkurtëra. Natyra ofron edhe mundësi argëtimi me fluturake aeronautike, ofron mundësi edhe për alpinizmin, kalërimin, gjuetinë, peshkimin, skijimin dhe tjera.[1][2]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Beteja e Jezercës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Policia dhe ushtria serbe, nga data 25-28 shtator 1998 filluan një ofensivë të ashpër kundër forcave të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes. Asokohe Jezerca ishte i rrethuar në tre rrathë prej forcave armike. Fillimisht sulmet serbe filluan prej granatimeve të ashpra prej vend-pozicioneve të ndryshme, si nga bashkimi i lumenjve, nga "maja e Buqes", nga pishat e Shtimes e nga Duhla, nga "Antena" që gjendej mbi fshatin Jezerc, pastaj nga pozicionet serbe të fshatit Sushicë, prej Livadheve të Burrnikut, prej Semajes, nga "Ujësjellsi i Pleshinës" dhe nga kazerma ushtarake e Ferizajt. Në këto kushte, i gjithë efektivi ushtarak i Zonës Operative të Nerodimes, në bashkëveprim me komandën e Kaçanikut ishte i mobilizuar si asnjëherë më parë në luftë kundër forcave serbe. Pas sulmeve me armë të artilerisë së rëndë, forcat serbe filluan të sulmojnë edhe me këmbësori, e cila mbështetej me makineri dhe teknike të sofistikuar luftarake. Kështu që, me 27 dhe 28 shtator, forcat serbe me këmbësori dhe teknike luftarake sulmuan nga drejtimi i Nerodimes, pikat 1 dhe 2 nga drejtimi i Dremjakut dhe Mollopolcit. Forcat e këmbësorisë sulmuan drejt pikës 3 nga drejtimi i Budakovës dhe antenës mbi Jezercë. Me këmbësori dhe teknike te rëndë luftarake u sulmua pika 6. Këto luftime të ashpra në mes forcave te UÇK -së dhe atyre serbe, u zhvilluan deri në momentin kur arsenali luftarak i forcave ishte shpenzuar dhe luftëtaret e kësaj Zone nuk kishin me çfarë të luftonin. Në një gjendje të tille, shtabi i Zonës Operative të Nerodimes, komanda për Ferizaj dhe Kaçanik, vendosi të vërë në zbatim planin e tërheqjes taktike, i cili parashihte që të gjithë ushtarët, nga pikat mbrojtëse të tërhiqeshin duke marrë me vete edhe popullatën civile, me të cilën do të depërtonin në drejtim të barakave të rojeve të pyllit, që gjendeshin në thellësi të fshatit. Prej aty duhej te lëviznin në drejtim të maleve të Sharanikut. 28 shtatori i vitit 1998, ishte dita e zhvillimit të një beteje të përgjakshme, e njohur si Beteja e Jezercës. Efektivi ushtarak i Zonës, i përbërë prej 400 ushtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, luftonte kundër një ushtrie me mijëra forca militare e paramilitare. Në këto luftime të përgjakshme, forcat armike pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake. Ushtria dhe policia serbe kishte njoftuar se në këto luftime ishin vrarë: Nebojsha Jeftiq (30) nga Obrenovei, Sasha Simeunoviq (29), prej Beogradit, Zhelko Joviqiq (32) nga Sopoti. Kështu, me këtë rast mund të kuptojmë se nga goditjet e luftëtarëve tanë në pikat mbrojtëse 1, 2, 3 dhe 6 u vranë me dhjetëra pjesëtarë të forcave armike dhe u plagosen shumë të tjerë. Në këtë betejë të ashpër, në pikën e pestë mbrojtëse, bie heroikisht në fushën e nderit ushtari i UÇK-së Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftëtarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në piken e Dytë, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë. Ndërsa, plagosen Daut Ilazi dhe Islam Hasaj.[3]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ RTV 21 - Jezercë, mrekullia qe ju pret ta zbuloni! - https://www.youtube.com/watch?v=yzQJJ_TMdUY
  2. ^ Turizmi Rural edhe në Jezercën legjendar - https://kk.rks-gov.net/ferizaj/News/Turizmi-Rural-edhe-ne-Jezercin-legjendar.aspx Arkivuar 10 gusht 2014 tek Wayback Machine
  3. ^ Beteja e Jezercës - http://www.ademjashari.com/index.aspx?SID=37&LID=2&ACatID=11&AID=179&Ctype=1

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]