Shko te përmbajtja

Balaj (Ferizaj)

Balaj
Fshat
Pamje nga Balaj
Pamje nga Balaj
Koordinatat: 42°22′43″N 21°06′17″E / 42.378645469698384°N 21.104671951726605°E / 42.378645469698384; 21.104671951726605
ShtetiRepublika e Kosovës
KomunaFerizaj
Qeverisja
  TypeKëshilli i fshatit
  Kryetar i këshillitFlorim Salihu
Sipërfaqja
  Total
1,92 km2 (74 sq mi)
Popullsia
 (2011)
  Total
992
Kodi Postar
70000

Gjeografia dhe relievi[1]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Balaj është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë. 4,2km në veriperëndim të qendrës komunale. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, me lartësi mbidetare 602 m. Sipërfaqja e zonës kadastrale është 192 ha, ndërsa ajo e ndërtuar është rreth 40 ha. Tereni ndërtohet nga aluvionet e Nerodimës, pastaj kuarcitet dhe sedimentet terrigjenë (rërë, argjilë dhe zhavor).

Relievi është fushor, ndërsa nga veriu bëhet më kodrinor (664 m lartësi mbidetare ). Relievi fushor i takon rrafshit aluvional të Nerodimës. Në jug të zonës kadastrale rrjedh lumi Nerodimja. Tokat më të përhapurat janë aluviale, deluviale dhe të kuqërremta-kafe. Dy të parat paraqesin rëndësi të madhe për bujqësi. Në verilindje hasen dhe pyjet gjethërënëse dhe shkurret.

Edukimi dhe religjioni[1]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në popullsinë e fshatit dominon shkollimi fillor dhe i mesëm me afër dy të tretat. Në Balaj ka një shkollë të plotë fillore "Pavarsia" nga viti 1978, ku vijojnë mësimin 180 nxënës.

Struktura ekonomike e popullsisë ka një balancim: në bujqësi, në industri dhe në shërbime janë angazhuar një e treta. Reth 10% e tokës bujqësore nuk punohet. Në veprimtarinë bujqësore përdoren rreth 15 traktorë dhe 7 kultivatorë, ndërsa në fondin blegtorial ka rreth 20 krerë gjedhe. Nga ndërmarrjet ekonomike veçohen 2 shitore, 2 kafene dhe 1 restorant.

Historiku i ekonimisë familjare së Balaj në periudha
Viti 1948 1981 2011
Ekonomi familjare 51 150 160
  1. 1 2 3 VENBANIMET E KOSOVËS - Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale (bot. Vellimi II : Vendbanimet Rurale : A-LL). AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOËS. 2019. fq. 46–47. ISBN 978-9951-615-90-7.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]