Jump to content

Mirosala

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mirosalë
Fshat
Memoriali i Isuf Demës në Mirosalë
Memoriali i Isuf Demës në Mirosalë

Mirosala është fshat në komunën e Ferizajit dhe shtrihet në pjesen lindore 10 km larg qytetit. Është fshat turistik i rrethuar me bjeshke dhe male, numëron rreth 1429 banor.

Historiku i fshatit është i vjetër po aq sa vet ai, varrezat e Mirosalës janë ndër më të vjetrat në rrethinë, gypat e ujit të gjetur gjatë gërmimëve arekeologjike datojnë nga koha Ilire që tregojnë per lashtësine e këtij fshati.

Në aspektin ekonomik fshati numron disa nderrmarje zejtaro-prodhuese, Fabrikën e ujit "MIROS" disa mini fabrika për prodhimin e perpunimin e mobilijeve si, dhe depon më të madhe të municionit piroteknik në Kosovë. Fshati përbëhet nga lagja e Bytyqve si me e madhja pastaj ajo e Cakajve, Xhaferajve, Dodajve, Begve, Malesorve dhe Hashanëve. Në regjistrat e komunës në drejtorine e gjeodezisë kadastrale del se fshati Mirosalë është një ndër fshatrat me territor të madh gjeografik. Nga aspekti turistik në Mirosalë mund ta vizitoni parkun e fshatit që është shëndrruar në një vend atraksion për vizitore. Fshati gjithashtu ka infrastrukture të kompletuar falë investimëve komunale. Popullësia e fshatit i përket besimit Islame.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]