Jump to content

Pandurët shqiptarë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Trupat pandure shqiptare)

Pandurët shqiptarë (frëngjisht: Pandours d'Albanais) ka qenë një njësi policore - ushtarake e themeluar në bregun më jugor të Adriatikut dalmat, nga francezët të cilët pasi siguruan gjirin e Kotorrit apo ndryshe i quajtur Kataro, më 1 qershor 1810 krijuan batalionin policoro-ushtarak të cilët fillmisht u quajtën "Pandours of Cattaro" (Pandurët e Kataros). Kjo njësi merrej me ruajtjen e territorit të pushtuar nga sulmet e malazezve. [1] [2]

Batalioni ishte i ndarë në gjashtë kompani me nga pesëdhjetë vetë secila, por numri i përgjithshëm i ushtarëve kurrë s'e kaloi dyqindëshin. Më 8 nëntor 1811, ky batalion u zgjerua në tetë kompani dhe emri iu ndryshua, fillimisht nga "Pandurët e Kataros" në "batalioni shqiptar" (bataillon Albanais). Kohë më pas, po ky batalion u quajt "Pandurët shqiptarë" (Pandours d'Albanais"). Herë-herë e gjejmë të quhet edhe "korpusi i pandurëve shqiptarë" (Corps de Pandours de l'Albanie). Forcat e këtij batalioni u angazhuan në luftime kundër sulmeve të befasishme e goditjeve në front jo të rregullt të fqinjëve malazezë dhe në mbrojtjen e Dalmacisë kundër pushtimit austriak të vitit 1813. Batalioni pati shumë dezertime për mjaft arsye, midis të cilave kushtet ekonomike, trajtimi i egër nga ana e oficerëve, kuptimi i qëllimeve të vërteta të luftimeve etj. Nga fundi i vitit 1813, ky batalion pushoi së ekzistuari. Emërtimi "pandour" e ka prejardhjen nga emri "Pandur", një fshat në Hungari, ku Napoloni mori nën armë shumë fshatarë për fushatat e tij luftarake; bazuar në një përkthim të Vedat Kokonës, dhe në tërësinë e argumenteve për shërbimet që kanë kryer repartet e pandurëve, në gjuhën shqipe fjala "xhandar" do të qe më e përshtatshme për fjalën "pandour" të shekullit XVIII të hyrë në gjuhën franceze. Regjimenti ilirik në ushtrinë e N. Bonapartit Në fillim të vitit 1810, vetë perandori donte të ngrinte një repart ushtarak në përbërjen e të cilit të ishin trupa prej krahinave që nuk kishin lidhje direkt me frontin e luftës, por ama prej provincave ilire: Kroacia, Rijeka (Fiume), ish-Istria austriake, Karniola, Karinthia, Gorizia dhe Trieste. Ky regjiment u krijua me urdhrin e datës 16 nëntor 1810 dhe mori formë të plotë nga fundi i këtij viti në Lubjanë. Kishte edhe një kompani rezervë të formuar nga Mareshall Marmont në fillim të atij viti prej oficerëve dhe ushtarëve të shpërndarë të regjimentit austriak të rekrutuar më parë në këto zona. Ky regjiment u mblodh në Turin të Italisë për t'u veshur me uniformë dhe për t'u kompletuar me pajime e pajisje ushtarake. Më 1811, me pesë batalione u inkuadrua në ushtrinë franceze. Pati edhe dezertime e largime. Komandanti i regjimentit ishte oficeri veteran kolonel Nikola Sçmit. Një e treta e oficerëve ishin francezë dhe të tjerët ishin belgë e austriakë, të cilët kishin mbetur nga betejat e mëparshme në Passan. Oficerë me origjinë të mirëfilltë ilire u lejuan, me urdhër perandorak, që të shërbenin në këtë regjiment vetëm një pakicë syresh, prej atyre që kishin pas qenë më parë në njësi të ushtrisë austriake. Regjimenti pati një veprimtari të gjerë e të gjallë luftarake në fushatën kundër Rusisë, në Kovno, Minsk, Valentino-Gora, Krasnoi (afër Moskës). Por gjatë luftimeve edhe humbjet në oficerë e ushtarë ishin të mëdha. Një batalion i këtij regjimenti luftoi në Lajpcig e në pjesë të tjera të frontit gjerman, i atashuar te Korpusi i Mareshallit Oudinot, më 1814. Përveç këtij regjimenti, "Les troupes Septinsulaire" (trupat ushtarake të Shtatë Ishujve të detit Jon, Korfuzit, Qefalonisë, Zaqintos, Paksos, Lefakadës, Itakës, Cerigos), në shërbim të ushtrisë franceze ishin të përbërë kryesisht nga kontingjente të mirëfillta të banorëve autoktonë grekë, shqiptarë dhe italianë. U quajtën "ilirikë" nga që shumica e tyre ishin banorë të bregut dalmat, ku qysh në historinë e lashtë dihet se kanë jetuar ilirët. Këto reparte e nënreparte kishin oficerë e nënoficerë të përzierë, francezë, kapedanë, kaçakë vendas dhe prej kombësive të tjera. Të gjithë këto reparte u shpërndanë në vitin 1814.[3] [4] [5] [6]

  1. ^ Elting, John R. (22 mars 1997). Swords Around A Throne (në anglisht). Da Capo Press. fq. 371. ISBN 9780306807572. Marrë më 17 tetor 2016.
  2. ^ McNab, Chris (23 gusht 2011). Armies of the Napoleonic Wars: An Illustrated History (në anglisht). Osprey. fq. 416. ISBN 9781849086486. Marrë më 17 tetor 2016. Despite additional recruitment among local Greeks, Italians and Dalmatian communities, it never reached its official establishment of 3254. A battalion of Chasseurs à pied Grecs (Greek Foot Chasseurs), also known as Pandours de Albanie was raised by the French under an order of 10 March 1808 from Albanian and Greek refugees
  3. ^ Boppe Auguste, Le régiment Albanais (1807 – 1814), Paris, 1902, p. 22
  4. ^ Boppe, Auguste (1902). Le régiment Albanais (1807-1814) (në frëngjisht). Paris: Berger-Levrault & Cie.
  5. ^ Kallivretakis, Leonidas (2003). "Ένοπλα Ελληνικά σώματα στη δίνη των Ναπολεοντείων πολέμων (1798-1815)" [Greek armed corps in the throes of the Napoleonic wars (1798-1815)]. Ιστορία του Νέου Ελληνισμού 1770-2000, Τόμος 1: Η Οθωμανική κυριαρχία, 1770-1821 [History of Modern Hellenism 1770-2000, Volume 1: Ottoman rule, 1770-1821] (në greqisht). Athens: Ellinika Grammata. fq. 185–200. hdl:10442/8780. ISBN 960-406-540-8.
  6. ^ Pappas, Nicholas Charles (1991). Greeks in Russian Military Service in the Late 18th and Early 19th Centuries (në anglisht). Thessaloniki: Institute for Balkan Studies.