Jump to content

Tyrbja e Musa Kesegjisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tyrbja e Musa Kesexhisë
LlojiArkitekturore
VendndodhjaKaçanik, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02 - 953/67
Nr. i referencës2859

Tyrbja e Musa Kesexhisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaçanik, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 02 - 953/67. Tyrbja e qytetit të Kaçanikut njihet si Tyrbja e Musa Kesegjisë . Ndodhet afër lumit Lepenc , në një largësi prej 100 metrash , rrëzë kodrës . Nga tyrbja tani ka mbetur vetëm një trakt muri shpinor me gjatësi 4m , në lartësi prej , 1.15m dhe me trashësi prej 30 cm. Muret anësore pingule zbresin për rreth një metër deri në rrafsh me tokë . Afër murit shpinor ndodhet varri i Ilmi Hafëz Shehut (1879-1971) , i cili studimet pasdiplomike kishte përfunduar në Stamboll (1900-1911) . Tani për tani nuk ka ndonjë interesim për tyrben .

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]