Uma Devi Badi
Uma Devi Badi (e lindur më 1965) është anëtare e Asamblit Provincial të Provincës Sudur Paschim në Nepal, e zgjedhur në vitin 2017. Ajo është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe udhëheqësja e lëvizjes Badi, e cila ka protestuar në mënyrë aktive për njohjen e të drejtave të komunitetit të saj.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uma Devi Badi ka lindur në vitin 1965 në Thapagaun, në rrethin e Salyan-it të Nepalit.[1] Që në moshë të re, ajo filloi jetën si një prostitute, i cili ishte profesioni i vetëm në dispozicion për gratë e Badi caste gjatë asaj kohe.[2] Në moshën 21 vjeçare, ajo u martua me Prem Bhatta, nga Brahmin caste. Martesa e tyre ndër-kaste krijoi një skandal në atë kohë, pasi që Badi caste konsiderohet si një nga shtresat më të ulëta në Nepal. Badi nuk ka fëmijë të saj, por ka rritur dy djemtë e motrës së saj. [1]
Aktivizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uma Devi Badiu bëri ball të gjitha paragjykimeve për gratë e shtresës së saj duke u arratisur nga jeta si prostitute, për të punuar dhe për t'i ofruar komunitetit të saj mundësi më të mira për të ardhmen e tyre. Në moshën 40 vjeçare, me mbështetjen e Action Aid, ajo u bë kreu i organizatës lokale të 'Support Group' më pas krijoi një hotel për 25 djem dhe vajza të Badi caste në Tikapur të Nepalit perëndimor. Fëmijëve u jepet akomodim dhe dërgohen në shkollën lokale. Suksesi i këtij projekti ka inspiruar krijimin e një projekti më të madh i cili ështe në ndërtim e sipër dhe synon ti strehoj mbi 100 fëmijë në të ardhmen. [2]
Dy vjet pas themelimit të hotelit, në vitin 2007, Uma Devi Badi u bë udhëheqëse e lëvizjes që protestonte për të drejtat e komunitetit Badi. Kjo u bë e njohur si lëvizja Badi 48 ditore. Gjatë kësaj periudhe, Uma Devi Badi udhëhoqi rreth 500 aktivistë Badi nga 23 fshatra në Singha Durbar në Kathmandu.[3] Pas arritjes së tyre, ata organizuan protesta paqësore jashtë zyrës së kryeministrit dhe tempullit të Pashupatinathit. Kërkesat e tyre ishin për qeverinë që të miratojë Urdhrin e Gjykatës Supreme 2005 për të përmirësuar kushtet për jetesë në komunitetin e Badi-t me një listë me 26 çështje që duhen zgjidhur.[4] Këto përfshinin fundin e prostitucionit, strehimin e përhershëm për shtresat e ulëta, regjistrimin e lindjeve dhe nënshtetësinë e tyre në emër të nënës për fëmijët e tyre.[5] Kur kërkesat e tyre mbetën të padëgjuara, Uma Devi Badi përshkallëzoi protestën, duke hequr rrobat e saj nga mesi e lartë dhe duke u varur nga porta e selisë së qeverisë shqiptonte me zë të lartë slogane. Gratë e tjera në protestë ndoqën shembullin e saj. Kjo sjellje tërhoqi vëmendjen e mediave dhe çështjes ju dha një mbulimi ndërkombëtar, si pasojë e së cilës qeveria u detyrua të veproj. Më 10 shtator 2007, qeveria ra dakord të takohej me Uma Devi Badin dhe të punonin për zgjidhjen e problemeve në komunitetin e Badi-t. [1]
Si pasoj e njohjes së aktivizmit të saj, ajo u rendit si një prej 100 grave të BBC-së gjatë vitit 2018. [3] [6]
Zgjedhjet e vitit 2017
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2017 Uma Devi Badi u zgjodh anëtare e Asamblit Kombëtare për Provincën e 7, në Nepal-in verior. Kjo ishte një ngjarje historike pasi ajo u bë zyrtarja e parë e zgjedhur ndonjëherë që përfaqësonte komunitetin e Badi-t. Uma Devi Badi deklaroi se ajo do të punonte më shumë për të krijuar një komunitet sa më të mirë. [7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Uma Devi Badi: An epitome of struggle". My Republica (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2019. Marrë më 2018-11-21.
- ^ a b "Breaking chains of prejudice provides new hope in Nepal - Nepal". ReliefWeb (në anglisht). Marrë më 2018-11-21.
- ^ a b "Badi movement leader Uma Devi among BBC 100 Women - Aawaaj News". Aawaaj News (në anglishte amerikane). 2018-11-20. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2019. Marrë më 2018-11-21.
- ^ "The Sunday Tribune - Spectrum". www.tribuneindia.com. Marrë më 2018-11-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BBC 100 Women 2018: Nepal's Uma Devi is World's Top-10!". Nepali Sansar (në anglishte amerikane). 2018-11-20. Marrë më 2018-11-21.
- ^ "BBC 100 Women 2018: Who is on the list?". BBC News (në anglishte britanike). 2018-11-19. Marrë më 2018-11-22.
- ^ "Nepal's First Badi Parliament Member Advocates for the Historically Oppressed Group". Global Press Journal (në anglishte amerikane). 2018-06-07. Marrë më 2018-11-21.