Jump to content

Universiteti el-Karavijin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Universiteti Al Qarawiyyin)

Universiteti el-Karavijin ose Al Quaraouiyine është një universitet i cili ndodhet në qytetin FesMarokut.

Është themeluar në vitin e largët 859 nga një fisnike arabe me emrin Fatima el-Fihri (shih). Sipas UNESCO dhe Guinness World Records[1] ky konsiderohet të jetë universiteti më i vjetër në botë i cili ka vazhduar aktivitetin e tij pothuajse pandërprerë që nga themelimi e deri më sot. [2] [3]

Pranë këtij universiteti me kohë u themeluan edhe një varg objektesh tjera përcjellëse mes të cilave duhet përmendur bibliotekën e këtij universiteti e cila gjithashtu konsiderohet si njëra ndër bibliotekat më të famshme në atë pjesë të Afrikës. Në bibliotekën el-Karavijin vazhdon të ruhet edhe sot e kësaj dite, njëri ndër përkthimet më të hershme të Biblës në gjuhën arabe.[4]

Me kalimin e kohës, Universiteti el-Karavijin u bë qendër e rëndësishme dhe një urë lidhëse mes kulturave afrikane dhe evropiane. Nga ky universitet dolën emra të mëdhenjë të shkencës dhe të kulturës, siq ishin "Mohammed al Idriss", "Ibn Khaldoun",[5] Meimonidi, Muhammed Taki-ud-Din el-Hilali si dhe shumë të tjerë.

Studentë të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Oldest University, http://www.guinnessworldrecords.com, 7 prill 2016
  2. ^ Verger, Jacques: "Patterns", in: Ridder-Symoens, Hilde de (ed.): A History of the University in Europe. Vol. I: Universities in the Middle Ages, Cambridge University Press, 2003, ISBN 978-0-521-54113-8, pp. 35–76 (35)
  3. ^ Hajrullah Koliqi; Kur Perëndia identifikohej me diturinë. Libri shkollor. Prishtinë. 2011. fq. 150. ISBN 978-9951-07-889-4
  4. ^ P.S. Van Koningsveld, “Christian Arabic manuscripts from the Iberian Peninsula and North Africa: a historical interpretation”, Al-Qantara, XV (1994)
  5. ^ Welcome to the Erasmus Mundus Fatima al Fihri. Arkivuar 4 tetor 2014 tek Wayback Machine 7 prill 2016