Universiteti Anadollu
Universiteti Anadollu themelet e Universitetit Anadollu mbështeten te Akademia e Shkencave Ekonomike dhe Tregëtare të Eskishehirit. Në vitin 1982 me vendimin e YÖK ASHETE është shëndruar në Universitetin Anadollu.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazat e Universitetit Anadollu rrjedhin nga Akademia e Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Eskishehirit të themeluar në vitin 1958. Është transformuar në Universitetin Anadollu në vitin 1982. Në periudhat e para, Universiteti posedonte dy kampuse Junus Emre dhe Ikiejlyl. Më pastaj do ti hap edhe kampuset Meshelik dhe Bademlik të cilat më vonë do ta formojnë Universitetin Osmangazi. Universiteti gjendet në qendër të qytetit të Eskishehirit i cili është i njohur si qendër kulturore dhe shkencore dhe është qytet universitar me 2 Universitete të mëdha dhe shumë student që mësojnë në këto Universitete. Në kampusin Junus Emre gjenden një pjesë e madhe e objekteve sociale dhe njësive administruese. Prej vitit 1982 Universiteti shumë shpejtë arrin të bëhet një ndër universitetet më dinamike, moderne dhe inovatore në vend dhe në botë. Në vitin 2010 në renditjen e bërë webometrike, në Turqi zën vendin e 6. kurse në botë vendin e 911.
Shkolla e Lartë Sportive dhe Edukimit Fizik, Fakulteti i Aviacionit Civil, Sholla e Inxhinierisë dhe e Arqitekturës gjenden në kampusin Ikiejlyl 5 kilometra largë qendrës së qytetit. Gjithashtu edhe Aeroporti Anadolu gjendet në këtë kampus.
Informata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Data e Themelimit: 6 nëntor 1958
- Numri i instituteve: 9
- Gjuha e Mësimit: Turqisht, Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht
- Numri i Qenrave për Hulumtim: 27
- Llloji i Universitetit: Shtetërore
- Numri i Personelit Ligjërues: 1.800
- Numri i Fakulteteve: 12
- Numri i Studenteve të Rregullt: 22.300
- Numri i Konservatorëve Shtetëror: 1
- Numri i Studentëve Pasuniversitarë: 2.200
- Numri i Shkollave të Larta: 6
- Numri i Studentëve të Çregullt: 1.350.000
- Numri i Shkollave Profesionale: 4