Universiteti i Parisit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
University of Paris
frëngjisht: Université de Paris
Latin: Universitas magistrorum et scholarium Parisiensis
MotojaHic et ubique terrarum (Latin)
LlojiCorporative, then public university
ThemelimiOrigin: High Middle Ages at Notre Dame de Paris cathedral school
Founded: rr. 1150
Suppressed: 1793
Faculties reestablished: 1806
University reestablished: 1896
Divided: 1970
Location,
France
KampusiUrban

Universiteti i Parisit (frëngjisht: Université de Paris), i njohur nga publiku i gjerë edhe si Sorbona (frëngjisht: Sorbonne), ishte një universitet në Paris, Francë, i themeluar rreth 1150-ës nga Kisha Katolike, ai ishte fillimisht i bashkangjitur me Katedralen Notre Dame de Paris.[1] Mbreti Filip II i Francës lëshoi një Dekret mbretëror për themelimin zyrtar të Universitetit në 1200, dekret i njohur më 1215 nga Papa Inocenti III, ndaj Universiteti i Parisit njihet si universiteti i dytë më i vjetër në botë.  Insitucioni më i njohur i Universitetit, i cili i jep edhe emrin popullor, ishte Kolegji Sorbonë, i themeluar rreth vitit 1257 nga Robert de Sorbonne.

Në vitin 1970, si pasojë e ngjarjeve të Majit të vitit 1968, Universiteti u shpërbë në 13 universitete autonome. Tre nga këto universitete të reja morën përsipër Fakultet e vjetra dhe shumicën e profesorëveUniversiteti Paris-Sorbonne morri shkencat humane, Universiteti Panthéon-Assas morri Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa Universiteti Pierre dhe Marie Curie morri shkencat natyrore. Nga të tërë universitet e reja, Universiteti Paris-Sorbonne konsiderohet shpesh si pasuesi i Universitetit të Parisit.

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Haskins, C. H.: The Rise of Universities, page 292.