Ura e Sitnicës (Mitrovicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ura e Sitnicës ndodhej në të dalë nga Mitrovica dhe lidhte qytetin me Shalën e Bajgorës.

Ura ishte mjet bashkimi për shumë vendbanime dhe krahina. Mirëpo kjo urë ka edhe historinë e saj të dhimshme. Më 28.III.1903 nga predha e artilerisë turke u vranë mbi 300 kryengritës shqiptarë nga Shala e Bajgorës, të cilët u përpoqën të pushtonin qytetin. Më vonë, në vitin 1941 eprorët shovenistë serbë Toniç dhe Kaliçanin ndanë nga radhët e tyre 300 ushtarë shqiptarë afër urës dhe i pushkatuan pa kurfarë arsyeje. Kufomat e tyre i hodhën në lumë.[1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 116. ISBN 978-9951-663-35-9.