Jump to content

Ura e Tarazhit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ura e Tarazhit është e dyta në vend për nga madhësia dhe lartësia, një vepër ku ishin aplikuar metodat e fundit në ndërtim, ndërsa sot është në degradimin të plotë. Gjatësia e saj është rreth 800 metra, ndërsa lartësia është 38 metra nga sipërfaqja e tokës. Punimet për ndërtimin e saj u bënë gjatë viteve 1987-1989. Ajo ishte vepra më e rëndësishme dhe më e kushtueshmja e hekurudhës së pafat që do të lidhte Milotin me Rrëshenin dhe më tej me Klosin e Dibrën e Madhe.