Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës
Urdhri Sovran Ushtarak Spitalorë i Shën Gjonit të Jeruzalemnit të Rodit dhe Maltës | |||||
---|---|---|---|---|---|
Parimi: Tuitio fidei et obsequium pauperum "Mbrojtja e besimit dhe ndihma për të varfërit" | |||||
Himni: Ave Crux Alba Përshëndetje, Kryqi i Bardhë | |||||
Kryeqyteti | Roma (Palazzo Malta dhe Villa del Priorato di Malta) | ||||
Gjuhët zyrtare | italishtja[1]:Constitution Article 7 | ||||
Besimi | Kisha Katolike | ||||
Qeveria | |||||
John T. Dunlap | |||||
Emmanuel Rousseau | |||||
Riccardo Paternò di Montecupo | |||||
Alessandro de Franciscis | |||||
Fabrizio Colonna | |||||
Subjekt Sovran i së drejtës ndërkombëtare | |||||
• Themelimi Knights Hospitaller | rr. 1099 | ||||
1113 | |||||
• Qiproja | 1291–1310 | ||||
• Rhodes | 1310–1523 | ||||
• Malta | 1530–1798 | ||||
• Sovraniteti i shpallur | 1753 | ||||
1805–12 | |||||
• Selia në Romë | 1834–prezent | ||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 0 km2 (0 sq mi) | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | 3 qytetar[2] 38 anëtarë të betuar 13,500 anëtarë jo në betime[3] | ||||
Ekonomia | |||||
Monedha | Maltese scudo | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Faqja zyrtare www | |||||
|
Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës ose Urdhri Sovran Ushtarak Spitalor i Shën Xhovanit të Jeruzalemnit të Rodit dhe Maltës (anglisht: Sovereign Military Hospitaller Order of Saint John of Jerusalem of Rhodes and of Malta; italisht: Sovrano Militare Ordine Ospedaliero di San Giovanni di Gerusalemme di Rodi e di Malta; shkurt Urdhi i Maltës ose SMOM) është një urdhër fetar bamirës me qëndër në Romë, i njohur edhe si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Territori i Urdhrit të Maltës është i përbërë kryesisht nga pallati të cilat i njihet ekstraterritorialiteti nga Italia.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Themelimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindja e Knights Hospitaller daton rreth vitit 1048. Tregtarët nga Amalfi morën nga Kalifi i Egjiptit autorizimin për të ndërtuar një kishë, manastir dhe spital në Jerusalem, për t'u kujdesur për pelegrinët e çdo besimi apo race fetare. Urdhri i Shën Gjonit të Jeruzalemit – komuniteti monastik që drejtonte spitalin për pelegrinët në Tokën e Shenjtë – u bë i pavarur nën drejtimin e themeluesit të tij, vëllait fetar Gerard.
Me Pie postulatio voluntatis të datës 15 shkurt 1113, Papa Paskali II miratoi themelimin e Spitalit dhe e vendosi atë nën kujdesin e Selisë së Shenjtë, duke i dhënë të drejtën për të zgjedhur lirisht eprorët e tij pa ndërhyrje nga autoritetet e tjera laike ose fetare. Në sajë të Demit Papal, spitali u bë një urdhër i përjashtuar nga kontrolli i kishës lokale. Të gjithë kalorësit ishin fetarë, të lidhur nga tre betimet monastike të varfërisë, dëlirësisë dhe bindjes.
Kushtetuta e Mbretërisë së krishterë të Jeruzalemit gjatë Kryqëzatave detyronte urdhrin për të marrë përsipër mbrojtjen ushtarake të të sëmurëve, pelegrinëve dhe territoreve të pushtuara. Urdhri i shtoi kështu detyrën e mbrojtjes së besimit ndaj misionit të tij të spitalit.
Me kalimin e kohës, urdhri miratoi Kryqin e bardhë me tetë cepa që është ende simboli i tij sot. Tetë pikat përfaqësojnë tetë lumturitë që tha Jezusi në Predikimin e tij në Mal.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Carta Costituzionale e Codice (PDF) (në italisht). Rome: Sovereign Military Order of Malta. 3 shtator 2022. Marrë më 3 shtator 2022. Also available in English as Constitutional Charter.
- ^ Sack, John (1959). Report from Practically Nowhere (në anglisht). Harper. fq. 140.
as part of the bargain only three men – the grand master, the lieutenant grand master, and the chancellor – could be citizens there. The other S.M.O.M.ians were to be citizens of the country they lived in."
- ^ "Italy: Knights of Malta rejects alleged link to military action" (në anglisht). Adnkronos. 7 prill 2003. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2010. Marrë më 17 mars 2010.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare (në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht)
- Palazzo Malta
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Pages using infobox country or infobox former country with the symbol caption or type parameters
- Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës
- Urdhrat katolike të kalorësisë
- Urdhrat ushtarakë (shoqëria monastike)
- Organizata fetare me qendër në Itali
- Urdhërat fetare katolike të themeluara në shekullin e 11-të
- Vëzhguesit e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
- Kalorësit e Maltës
- Feja dhe politika