Urim Sallauka
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Urim Sallauka ka lindur më 1981 në Suharekë, Republika e Kosovës. Studimet e larta të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë Prishtinë ku edhe ka të Regjistruar magjistraturën. Është Drejtor i Bibliotekës Universitare të Universitetit AAB që nga viti 2009. Ka punuar edhe në institucione tjera në Republikën e Kosovës. Ne gusht 2005 filloi punën në Bibiotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, pastaj ne vitin 2007 u punësua menaxher në Bibliotekën e Shkollës Amerikane në Kosovë "American School of Kosova".
Për disa vite punoi në katedren e Gjuhës dhe letërsisë angleze respektivisht në Bibliotekën e katedrës. Pas përfundimit të studimeve shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një trajnim 4 mujor në lëmin e Shkencave të Bibliotekarisë, dhe në të njëjtën kohë regjistroi studimet posdiplomike në Shkencat e Bibliotekarisë në Simmons College. Tani, Urim Sallauka është para përfundimiti të magjistraturës në Universitetin e Ljubljanës, në degën e Library Information Science and Book Studies.
Është ekspert i Bibliotekarisë, dhe veqanërisht për ato biblioteka që janë në themelim e sipër. Ka një bagazh shumë të mirë në shkencat e Bibliotekarisë; Është njohës shumë i mirë i burimeve shkencore, revistave akademike.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca rreth Bibliotekarisë ne shtete të ndryshme.
Flet rrjedhshëm gjuhën Angleze. Mirret me publikime të ndryshme rreth shkencave të bibliotekarisë.
Sallauka njëkohësisht menaxhon edhe me Shtëpinë Botuese AAB dhe me Libraritë e AAB-s.