Ushtria e shpëtimit
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Mungon radhitja e artikullit. definimi i termit qe perfaqeson artikullin si titull.) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Këta vetveten e llogaritin si një lëvizje mbifraksionale. Themelimi i saj i dedikohet William Boothit
(1829-1912), me origjinë angleze. Kurse emri “ushtria e shpëtimit” i është dhënë më 1878. Pas kësaj ata
më tepër i përvetësonin cilësitë ushtarake. Shërbim më të madh llogaritnin predikimin dhe përhapjen e
Biblës nëpër rrugë. Nuk i respektojnë misteret e kishës. Në vend të pagëzimit të fëmijës, theks i
veçantë, “për përgjegjësinë e përgatitjes së fëmijëve, për trinitetin dhe për faljen e mëkateve”, vehet mbi
prindërit e tyre. Nuk kanë ndonjë tekst stabil adhurimi. Në tubimet për adhurim bëjnë lutje dhe
recitojnë këngë fetare. Për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve, organizojnë tubime të lira nëpër rrugë dhe
në vende ku ka pjesëmarrës. Brenda në komunitet respektojnë barazinë mes burrit dhe gruas. Pijet
alkoolike, duhanin dhe futjen nëpër punët shtetërore i llogaritin të ndaluara. Thonë se, me këto janë në
luftë. Në vitin 1978 kishte përafërsisht 2.5 milionë anëtarë. Qendra e tyre është në Londër. Janë anëtarë
të unionit të kishave protestante.467
Themeluesi W. Booth predikimet e tij i mbante në vendet e varfëra të qytetit, duke i shoqëruar me
daulle dhe me trumbetë. Anëtarët e parë janë laviret dhe të dehurit. Krahas ligjërimit ndikues
organizonin edhe ndonjë ushqim për të mjerët. Më vonë, për t’i shpëtuar laviret dhe të dehurit formuan
konvikte. Hapën shtëpi për jetimët, për vajzat e reja dhe shtëpi për kujdesjen e të moshuarve. Me
susksesin që e arriti nga përvoja e tij, kjo parapriu edhe në hapjen e shumë spitaleve, poliklinikave,
shkollave dhe për themelimin e qendrave për ndihmë sociale[1].
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Wilhelm Kiefel, Die Heilsarmee, in: Glieder an Einem Leib, f. 241-242