Shko te përmbajtja

Uta Ibrahimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Uta Ibrahimi
Lindi27 nëntor 1983 (42 vjeçe)
KombësiaShqiptar
Profesionialpiniste
Vite aktiviteti2015–2018
Faqja në rrjetutalaya.com

Flutura Ibrahimi (lindur më 27 nëntor 1983), e njohur më mirë si Uta Ibrahimi, është një alpiniste shqiptare nga Kosova dhe shqiptarja e parë që u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë. Njihet për të arriturat e saj në fushën e alpinizmit dhe me veprimtarinë e saj në ngjitjen e 14 majave mbi 8000 metra në Himalaja (majat më të larta në botë), ajo e ka poyicionuar Kosovën si të parën në Ballkan me këtë arritje. Poashtu është një ndër femrat e rralla në gjithë globin me këtë sukses.[1]

Ajo u lind më 27 nëntor të vitit 1983 në Gjilan. U lind dhe u shkollua në vendlindje dhe diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si dhe posedon 12 vite përvojë pune në marketing. Për shtatë vite ka punuar si ‘’director of Ogilvy Karrota’’ agjenci e marketingut që ka perfshi klientë të bizneseve të mëdha. Përveç kësaj ka qenë aktiviste e të drejtave të njeriut, pjesëmarrëse e kampanjave sociale që i kanë ndihmu gratë dhe fëmijët, për pesë vite ka qenë menaxhere e marketingut të festivalit të shquar për dokumentarë DokuFest, organizatore e eventeve, asistente e lëndës së marketingut në universitetin Iliria si dhe në vitin 2017 ka qenë anëtare e jurisë për ‘’green documentaries’’. Edhe pse ka qenë mjaft e zonja në profesionin e saj, ajo kuptoi që puna që po bën nuk është puna e ëndrrave të saj ( her dream job) dhe kështu në vitin 2015 la punën  e saj në Karrota. Pas asaj ajo filloi karrierën e saj si një alpiniste, udhërrëfyese dhe si një ‘’active hiker’’. Uta ndjek edhe shumë projekte turistike duke përfshirë : Via Dinarica Project ose Reel Rock Festival, Giz Project në Shqipëri (turizëm ndërkufitar në Majën e Sharrit).  Udhëheq kompaninë turistike Butterfly Outdoors Adventure [https://butterflyoutdoor.com/]{{Lidhje e thyer}} në Ballkan dhe organizon udhëtime për hiking, joga, çiklizëm,  si dhe ekskursione të vogla për fëmijë me nevoja të veçanta.

Uta poashtu ka themeluar Fondacionin Utalaya e cila është një organizatë joqeveritare me bazë në Kosovë, e përkushtuar në promovimin e sporteve në natyrë, turizmit të përgjegjshëm malor, avokimit të udhëhequr nga të rinjtë, mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të besimit. Përmes programeve të bazuara në natyrë, Utalaya nxit përfshirjen e komunitetit dhe fuqizon gjeneratën e re që të bëhet kujdestare aktive e shoqërisë dhe mjedisit.[2]

Me përvojë në menaxhimin e projekteve me ndikim, fondacioni promovon dialogun ndëretnik, turizmin e qëndrueshëm dhe ndërgjegjësimin për mjedisin. Utalaya është një partner i besuar për iniciativat që kanë në fokus ndërtimin e paqes, ruajtjen e natyrës dhe forcimin e qëndrueshmërisë së komunitetit.

Uta është e bindur që aktivitetet në natyrë ndikojnë fuqishëm në mirëqenien fizike dhe emocionale të njerëzve. Synimi i saj kryesor është promovimi i bukurive natyrore të Kosovës dhe të Shqipërisë në botë.

Uta është shpallur nga Bashkësia Ndërkombëtare kampione e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e Ndryshimeve Klimatike (SDG 13) si dhe Barazisë Gjinore (SDG 4) (SDG CHAMPION Arkivuar 9 qershor 2025 tek Wayback Machine)

Lista e ngjitjeve të mëdha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Uta Ibrahimi pas ngjitjes së majes Mount Everest
  • Mont Blanc 4880m (Francë)
  • Musala 2925m (Bullgari)
  • Olimp 2918m (Greqi)
  • Jezera 2694m (Shqipëri)
  • Triglav 2998m (Slloveni)
  • Tito VRV 2745m (Maqedoni)
  • Gjeravica 2656m (Kosova)
  • Ercyes 3916m (Turqi) në dimër
  • Mount Hasan 3200m (Turqi) në dimër
  • Maja Yalung 5700m (Himalaje) në dimër
  • Maja Nurbu 5800m (Himalaje) në dimër
  • Maja Ramadung 5925m (Himalaje) në dimër
  • 2017 – Mount Everest 8848m
  • 2017 – Manaslu 8163m
  • 2018 - Lhotse 8516m
  • 2018 - Cho Ouy 8201m
  • Lhotse (8,516m)
  • Gasherburum (8,080m)
  • Annapurna 1 (8091m)
  • Makalu (8485m)
  • Dhaulagiri (8167m)
  • Nanga Parbat (8125m)
  • Broad Peak (8047m)
  • K2 (8611m)
  • Gasherburum 2 (8,035m)
  • Shisha Pangma (8,027m)
  • Kangchenjunga ( 8,586m)

Uta për faktin që është femra e parë shqiptare që ka ngjit majen e Mont Everestit është frymëzim për të gjithë të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre. U zgjodh si Ambasadorja e parë e kompanisë Bight Gear si dhe u zgjodh një nga 6 alpinistet më të mira në botë që do të ngjesin majën e katërt më të lartë në botë Lhotse South Face (8516m).

https://en.wikipedia.org/wiki/Uta_Ibrahimi

  1. https://telegrafi.com/uta-ibrahimi-ben-histori-gruaja-e-pare-ne-ballkan-qe-ngjit-14-majat-te-larta-ne-bote/
  2. "Utalaya Foundation". Marrë më 2025-06-09.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]