Jump to content

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin MjekësKomunën Shirgjan, në rrethin e Elbasanit.

Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Janë gjithësej 6 uzina të vendosura në afersi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana. Aktualisht ndërmarja prodhon vetëm dinamite dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton ne menyrë të suksesshme në Kosove.

Prodhime:

  • dinamite
  • municione
  • barut i zi
  • fitila sigurie
  • TNT
  • DNT
  • RDX
  • Propelantë (NG/NC) me bazë teke dhe çifte
  • nitrocelulozë

Kohët e fundit ndërmarja është duke kryer me sukses nje projekt për demilitarizimin e rreth 1.3 milion minave antinjeri dhe shpreson të fillojë një projekt të ri për shkatërrimin e municionit të lehtë.