Jump to content

Valdet Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Valdet Gashi (10 prill 1986 - 4 korrik 2015) ishte bokser gjermanë me origjinë shqiptare. Ai u bë dy herë kampionë botërorë.

Valdeti erdhi në Gjermani kur ishte gjashtë vjeç. Ai shkoi në Tajlandë dhe u trajnua në kickbox dhe e morri stilin Muay Thai. Ai luftoi më shumë se 106 ndeshje në Tajlandë në 4 vite e gjysmë. Ai ka luftuar edhe në vende tjera si në Malajzi, Korea Jugore, Kinë, Iran. Ai u martua me një tajlandeze ku më vonë ajo u konvertua në Islam. Ata kishin dy vajza.[1] Valdeti bashkë me familjen kanë jetuar në Singen, Gjermani.

Në janar 2015, Valdeti u largua nga Gjermania në Siri dhe u bashkua në organizatën terroriste të ashtuquajtur ISIS. Babai i tij Enveri ka deklaruar nëpër media që djali i tij të kthehej tek familja e tij, por djali i tij nuk pranoi duke thënë se "po mundohet të ndërtoj kalifatin në Siri" duke thënë "se nëse vdes duke bërë mirë, natyrisht që do të gëzohem".[2] Më 6 korrik 2016, vëllai i tij konfirmoi se Valdeti vdiq më 4 korrik.

  1. ^ "German Muay Thai Fighter Valdet Gashi Has Joined ISIS in Syria". Fightland. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2016. Marrë më 31 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "AlArabiya English from Thomson Reuters report: Former kickboxing champ turned militant dies in Syria". alarabiya.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)