Valenca
Valencë quajmë aftësinë e atomeve të një elementi për tu lidhur me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër. Valenca e një elementi është një numër që tregon me sa atome hidrogjeni mund të lidhet një atom i elementit përkatës ose sa atome hidrogjeni mund të zëvendësojnë një atom të këtij elementi.
Valencat më të larta për shumicën e elementeve janë të bazuara në numrin e elektroneve të lira në shtresën e fundit. Psh.: Hidrogjeni e ka valencën 1, Heliumi 2. Valenca maksimale përkon me numrin e grupit dhe përcaktimi i saj lidhet me elektronet e paçiftëzuara të shtresës së jashtme apo siç quhen ndryshe elektrone valentore.
Valenca e një elementi përcaktohet, duke e krahasuar me valencën e hidrogjenit. Valenca e një elementi paraqitet me numër romak i cili shënohet në kllapa pas emrit të elementit.
P.sh: HCl: Ngaqë atomi i klorit është i lidhur me një atom hidrogjeni atëherë klori është një valent (I). Valenca tek Hidrogjeni(H) është gjithmonë (I) pasi Hidrogjeni bën pjesë në grupin e parë ndërsa valenca e Oksigjenit është gjithmonë (II) pasi Oksigjeni bën pjesë në grupin e dytë. Gjithmonë kur gjejmë valencën mbizotëron rregulli kryq.