Vanessa Lynn Williams

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vanessa Lynn Williams (Tarrytown, 18 mars 1963) është modele, këngëtare dhe aktore amerikane.

Vanessa në telefilmin Ugly Betty

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Vanessa ka lindur ne Tarrytown ne New York, prindërit e saj kanë qene te dy mësues muzike Helen dhe Milton Augustine Williams Jr. Vanessa dhe vëllai i saj Chris, i cili është aktor amerikane, janë rritur në Millwood, New York një zone e cila konsiderohet di një lagje e pasur e New York-ut.

Ne moshën adoleshenciale filloi te frekuentonte konkurse për tu bere modele dhe miss, te cilat e përgatiten ne 1984 për tu bere Miss Ameika, kjo fitore e futi Vanesën në histori sepse u be afro-amerikania e pare e cila vente kurorën e Miss Amerika. Me pas kjo kurore iu tërhoq për faktin se Vanesa vendosi te pozonte nudo për revisten Penthouse. Por ky fakt nuk e demtoi imazhin e saj perkundrasi u be me e famshme se kurrë.

Karriera si këngëtare[redakto | përpunoni burim]

Vanessa ka publikuar dy albume diskografike ; në vitin 1988 i cili titullohej "The Right Stufs" i cili hyri në 10 këngët më të mira sipas Billboard. Albumi fitoi diskun e artë dhe fitoi emërime për Grammy Awards.

Albumi i vitit 1991 pati të njëjtin sukses dhe fitoi 3 disqe platinumi. Në vitet ne vazhdim publikimet e saj diskografike nuk patën suksesin e mëparshem.

Aktore Hollywoodi[redakto | përpunoni burim]

Fillimet e saj të para si aktore i pati në telefilmat amerikanë si Love Boat, Willi the fresh prince of Bel Air, Star Trek, etj. Në vitin 2006 filloi të merrte pjesë në telefilmin e sukseshem "Ugly Betty", i cili eshte i prodhuar nga Salma Hayek, në këtë telefilm interpreton rrolin e Wilhelmina Slater një redaktore arrogante.

Në kinema ka luajtur filma me aktorë të famshëm si Mickey Rourke, në filmin "Harley Davidson & Malboro Man" dhe në filmin Eliminatori me Arnold Schwarzenegger, në vitin 2000 recitoi pranë aktorit Samuel L. Jackson në filmin Shaft. Në 2009 morri pjesë në filmin "Hannah Montana" si menaxherja e kengaters.



web site : http://www.vanessawilliams.com/