Jump to content

Vargmali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vargmalet)

Vargmalet janë male të reja të përbëra nga harqet e kurorave malore. Janë krijuar nga procesi i rrudhosjes tektonike të gjeosinklinaleve të përqëndrueshme gjatë orogjenezës alpine nëpër disa faza me paroksizëmnë oligo-miocen. Vargmalet kanë drejtim të caktuar të shtrirjes, i cili përputhet me drejtimin e shtrirjes së rrudhave dhe shtresave. Ky tip malesh karakterizohet për një lartësi të madhe dhe dhtrirje më të gjatë në rruzullin e Tokës (Pirinejtë, Atllasi, Alpet, Albanidet, Diaridet, Karpatet, Kaukazi, Himalajet, Kordileret, Andet, etj.)