Jump to content

Vargu i lirë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vargu i lirë është një formë e hapur e poezisë. Quhet i lirë sepse nuk mbështetet mbi një numër rrokjesh fiks, pra nuk ndjek sisteme metrike konsistente apo ndonjë lloj tjetër modeli muzikor. Kësodore shumë poezi të shkruara me vargun e lirë priren të ndjekin ritmin e të folurës natyrore[1].

Poetët janë shprehur se vargu i lirë nuk është krejtësisht i lirë; "liria e vetme e tij është ajo nga kërkesa tiranike e një kallëpi metrik".[2]

Poetri dhe kritiku Kenneth Allott ka thënë se përdorimi i vargut të lirë nga poetët lindi prej "dëshirës së thjeshtë për risi, duke imituar Whitman, duke studjuar vargun e bardhë të letërsisë angleze dhe vetëdija që poetët frëngj u kishin bërë vargut aleksandrin në Francë"[3]. Kritiku amerikan John Livingston Lowes më 1916 vërejti se "vargu i lirë mund të shkruhet si një prozë mjaft e bukur; proza mund të shkruhet si varg i lirë shumë i bukur. Cila nga të dyja?"[4]

Thyerjet e vargut u shtojnë poezive shumë pak forcë Vargu i lirë nuk duhet konsidëruar si një shkëputje nga tradita e poezisë, përkundrazi, ai është një "interpretim i shpenguar i vlerave ritmike dhe instrumentuese të vargut" (Gj.Zhej) Vargu i lirë është një përdorim i ri i metrikës dhe ritmikës tradicionale, pasi ai nuk nënkupton braktisje të ritmeve dhe rimave, por një përdorim të ri, të çliruar brenda sistemeve të metrikës tradicionale. Pavarësisht nga ndonjë krijim i mëparshëm, krijmtaria e mirëfilltë e vargjeve të lira nis me Migjenin e madh, i cili hyri dhe mbeti në letërsinë shqipe si një "uragan i ndërprerë".Migjeni mishëron thënien e njohur romake “Ars lunga vita brevis”. Vitet gjashtëdhjetë e pasuruan këtë poezi me një figuracion të pasur artistik. Ndër poetët më të shquar ishin, Kadare, Agolli dhe Arapi, pa harruar, Siliqin, Vyshkën, Petritin, Reshpen, Zeqon, Spahiun, Meçen, Halitin, Gjakovën, Istrefin etj. Në Kosovë, në anën tjetër të Shqipërisë, kjo poezi kishte një traditë më të pasur dhe më të përpunuar si formë, e cila u kultivua dhe pasurua me poetë të tillë, si : Esat Mekuli ,Din Mehmeti, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Rahman Dedaj, Beqir Mysliu, Eqerem Basha, Sabri, Hamiti, Agim Vinca etj. pa harruar edhe poetin tonë mërgimtar, Martin Camaj. Për ilustrim të vargjeve të lira sjellim një poezi të Ali Podrimjes, "Parisi,Vendlindja", kushtuar djalit të tij, Lumit, i cili i iku herët nga kjo botë, nga një sëmundje e pashërueshme: Do të hyjmë në Paris. Gurin tonë atje do ta ngulim, nuk do të na presë Teuta,Genti. Nuk do të na presë hordhi e egër romake, nuk do të na presë njeri i gjallë. Në Paris do të hyjmë, ëndrrat do t'i varim në krahë të lejlekëve, te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore, do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine, vallet këngët, baladat, përrallat, vetëm fyellin do të marrim, t'i biem kur të na rrokë malli, kur të humbim në grumbullin e klosharëve, të hijeve, të minjve, deri vonë rrugëve të Parisit, në metro marramënthi: do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes për kohët pis do të flasim me gishta, nuk do të shkelim asnjë mizë. Ma jep besën hum Lumi se nuk do të harrojmë vendlindjen. Siç vihet re, edhe në poezinë e mësipërme, vargjet e lira janë me ritëm.Nuk mund të konceptohet një poezi me vargje të lira, por pa ritëm. Mund të ketë variacione ritmike, por, sidoqoftë, vargjet rrjedhin përmes një ritmi të dhenë, si në rastet muzikore kur akordi jepet në fillim. Poezia me varg të lirë ka në bazë ritmin e brendshëm me thekse dhe rima të organizuara. Quhet ritëm i brendshëm, pasi është i padukshëm, është një organizmim i brendshëm, i cili rrjedh përmes një figuracioni të pasur artistik. Organizimin e veçantë ritmik te poezitë me varg të lirë, kritiku Gjergj Zhej e quan "konstante metrike". "Kjo ,-thotë ai,- krijon një atmosferë të veçantë ritmike, si në poezinë e Migjenit "Vuejtja" Ka do ditë që po shoh fare mirë se si nga vuajtja sytë po më madhohen. Nëpër ballë dhe fytyrë rrudhat po më shtohen e si buzëqeshja më asht e hidhur... ...dhe po ndiej se si mëngjezet e mia nuk janë më mëngjezet e një pune të hovshme. Shpesh herë poetët tanë kanë përdorur vargun e lirë të alternuar, me strofa të lira.Poezia nis me varg të rimuar, por kemi strofa të lira.. .si në rastin e poezisë: "Një grusht dhe mbi varr"( F.Arapi) apo "Peizazh nga ballkoni"( D.Agolli).Vargjet e lira përditë e më tepër po zënë vend qendror në poezinë e të rinjve letrarë. Ka raste kur vargjet e tyre tingëllojnë si prozë, pikërisht për shkak të mungesës së ritmeve të brendshme dhe mosnjohjes ose neglizhencës që i bëhet këtij elementi kaq të nevojshëm.Të rinjtë letrarë duhet të kenë parasysh se, një poezi dallohet nga një ese prozaike nga ligjërimi emocional ritmik. Shprehja poetike është një shfaqje tjetër e poezisë. Këto poezi dallohen për variacionet e shumta ritmike dhe imazheve origjinale. Poetët që kanë përdorur më sukses shprehjen poetike imazhiniste janë: I.Kadare, F.Reshpja, S.Bejko. e ndonjë tjetër

  1. ^ Abbs, Peter; Richardson, John. The Forms of Poetry: A practical study guide for English (bot. 15th). Cambridge University Press. fq. 137. ISBN 978-0-521-37160-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Allen, Charles, 'Cadenced Free Verse',College English, vol 9, no 6 January 1948
  3. ^ Introductory Note by Kenneth Allott (ed) The Penguin Book of Contemporary Verse, Penguin Books, Harmondsworth, England 1950
  4. ^ Lowes, Livingston John, Nation Feb 1916