Jump to content

Varrezat shqiptare në Selanik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bashkësia shqiptare që për shekuj pat jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishte varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1982-1986 qeveria greke e asaj kohe urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot, ajo lagje quhet “Triandria”...

Në varrezat shqiptare në Selanik ka pasur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetmet eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistencën dikur të varrezës së shqiptarëve në lagjen Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002, ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik, të cilat janë zhdukur.

Ngjarjet më të bujshme të shqiptarëve të Selanikut. Arben Llalla (Rilindasi 21.07.2013).

Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave të luftës italo-greke ? Arben Llalla (MAPO 23 Shkurt 2016).