Vasil Dilo
Vasil Dilo (Gjirokastër, 13 janar 1956), aktor në teatrin e Gjirokastrës[1] dhe në atë të Fierit. Gjithashtu, është poet, skenarist, publicist, përkthyes shqip-greqisht dhe anasjelltas. Si aktor, ka debutuar në dramën "Në ngjitje", në rolin e Yllit, pjesë e e vënë në skenë nga teatri i Gjirokastrës, ku numëron shumë role.[2] Si shkrimtar, njihet me vëllimet poetike "Trenat e mëngjeseve", "Safo ose vetë poezia", "Shenjti im". Si përkthyes, ka sjellë në shqip autorë grekë si Kostas Tachtsis, Antonos S. Dhesilas, Giannis Ritsos dhe ka përkthyer në greqisht "Butrinti" të Neritan Cekës. Emigroi në fillim të viteve '90 në Greqi dhe gradualisht u integrua në jetën artistike e kulturore të vendit fqinj, krijoi në Athinë forumin kulturor shqiptaro-grek "Kazanzaqi-Kadare",[3] duke qënë dhe kryetari kësaj shoqate.[4]
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1977, dega Dramë. Ka bërë kursin pasuniversitar po për Dramë në vitet 1984-1985.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Një emër midis njerëzve, (1983) - Hodo
- Vendimi, (1984) - Gjergji
- Gurët e shtëpisë sime, (1985) -
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904 - 2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 1173. ISBN 978-9928-940-44-5.
- ↑ Kokalari, Bernard (2019). Gjirokastra në dritat e skenës (1874-2013). Durrës: 2M. fq. 150. ISBN 978-9928-253-44-6.
- ↑ "Vasil Dilo (1956)". urbannews.al. Marrë më 29 shtator 2025.
- ↑ "ADN, aktori dhe poeti Vasil Dilo". www.youtube.com. Marrë më 29 shtator 2025.
| Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |