Vasil Kalluci
Vasil Kalluci ishte konsulli i Shqipërisë në Korfuz, Greqi, në vitin 1926.[1] Vasili ka qenë shefi i parë i kabinetit të Zogut president, shefi i shërbimit sekret shqiptar, prefekt i Durrësit, Vlores, dhe konsull në Korfuz. Më parë kishte shërbyer si nënprefekt në Delvinë, Tepelenë, Bilisht dhe Lezhë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasi Kalluci lindi në Nokovë të Lunxhërisë, Gjirokastër, e me as emigroi në Stamboll me prinderit e tij. Babai, Llukë Kalluci, u vendos në lagjen Taksim ku merrej tregti. Vasili u arsimua në [[Stamboll në Robert College, e më pas në Vjenë. Kishte kulturë të gjerë dhe zotëronte anglishten, gjermanishten, turqishten, greqishten, italishten dhe serbishten. Ka qenë anëtar i Komitetit për shpëtimin e Kosovës. Ka qenë një nga firmatarët e telegramit për presidentin Willson për një Shqipëri kombëtare. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe Durrësit si delegat i jugut të Shqiperisë. Ishte aktivist në udheheqjen e emigracionit të 60.000 shqiptarëve në Stamboll dhe mbrojtës i flakët i ceshtjes shqiptare. Shkrimet e tij në gazeten E vërteta, dale në Stamboll ishin tejet luftarake për mbrojtjen e viseve shqitare. Ka qene njeriu më i afert i Zogut, por mbas kundërshtimit të politikes së tij për qeverisje brutale dhe për t'u kurorezuar si mbret, Vasili e denoncoi dhe u arratis jashte vendit. Në intervistën që i dha gazetes gjermane Deutsche Velle publikoi mjaft të vërteta të vrasjeve të patrioteve si sali Ceka, etj dhe shitjet e trojeve (Vermoshin dhe Shën Naumin) nga ana e Zogut.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tirana Observer (13 mars 2013). "Kush ishin 120 diplomatët shqiptarë nga viti 1912 deri 1991". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2017. Marrë më 20 qershor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)