Vasiliqia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vasiliqia (1789 – 1834) ishte një nga femrat më me influencë në haremin e Ali Pashë Tepelenës dhe një nga të preferuarat e tij.[1]

Vasiliqia dhe Aliu nga Paul Emil Jacobs 1802 1866

Ajo ka lindur në Filat. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, ajo kërkoi një takim me sundimtarin e vendit vendit, Ali Pashanë, për të ndërmjetësuar për jetën e babait të saj. Pasi ai dha faljen e të atit, u martua me Vasiliqinë më 1808 dhe ajo ju bashkua haremit te tij.

Në janar të vitit 1822, gjatë fazës së fundit të rrethimit të Janinës nga forcat e sulltanit otoman, Vasiliqia së bashku me Ali Pashën dhe gardën e tij u arratisën në ishullin e Janinës. Ali Pasha u ekzekutua atje më 22 janar nga të dërguarit e sulltanit, duke u shpallur i jashtëligjshëm nga Sulltani. Pas vdekjes së Aliut, ajo u dërgua si e burgosur në kryeqytetin osman, Konstandinopojë. U fal më vonë dhe u kthye në Greqi, e cila ndërkohë fitoi pavarësinë pas Luftës së Pavarësisë (1821-30). Më 1830, shteti grek i dha Vasiliqisë një kullë mesjetare në Katochi,[2] ku do të jetonte pjesën e mbetur të jetës së saj. Ajo vdiq nga dizenteria në vitin 1834.

Referencat[redakto | përpunoni burim]