Vehbi Furxhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vehbi Furxhi ka lindur ne qytetin e Korçës, në një familje nga me të vjetrat e këtij qyteti. Babai i tij ka qenë mësues, gjyshi ka qenë patriot, mik i Fan Nolit. ishte pjesë e parisë t Korçës.

Vehbi Furxhi ka mbaruar Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Kursin pas Universitar për Filozofi. Ka punuar si mësues , drejtor shkolle, drejtor i Pallatit të Kulturës Korçë, Shef Arsimi-Kulturës dhe Sportit për Korçën dhe devollin, Drejtor i Radio Korça.

Në korrik të vitit 1989 boton në revistën Hosteni Nr.13, në 2 faqe tregimin satiriko-humoristik me titull: “Tre refenjza të VËRTETA” . Mbas botimit të këtij tregimi i cili pati një jehone të madhe, për botuesin e saj u morën masa të rrepta nga pushteti i asaj kohe. Vehbi Furxhiu është i njohur si publicist.

Ështe Zv/kryetar i Përgjithshem i Lëvizjes Shqiptare për Mirkuptim e Paqe dhe Kryetar i Kësaj Shoqate për Prefekturën e Korçës. Ka përfaqësuar Shqipërine në 2 kongrese të paqes në Athinë dhe Selenik.

Që nga dhjetori 1992 e deri më sot boton pa ndërprerje Gazetën e Pavarur "Korça". Si publicist ai ka shkruar e shkruan në shtypin qendor, përveç shkrimeve në Gazetën Korça.