Jump to content

Vernita Gray

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vernita Gray (lindur në 8 dhjetor 1948- 18 mars 2014) ishte një lezbike afro-amerikane dhe aktiviste e lëvizjes liberaliste për gratë, ndër lëvizjet e para që lindën në Çikago. Ajo nisi karrierën e saj duke publikuar në të përjavshmen Lavender Woman. Në 2013, ajo dhe partnerja e saj u shndërruan në çiftin e parë brenda gjinisë së njëjtë që martohen në Illinois.

Vernita M. Gray lindi në 8 dhjetor 1948[1]Çikago, Illinois. Teksa ndiqte gjimnazin St. Mary’s High School në Çikago, Martin Luther King u shpërngul në shtëpinë e re e cila ndodhej vetëm tre blloqe larg nga shtëpia e Vernitës.[2] Gray u angazhua në protestat dhe tubimet e zhvilluara nga M.L.King. Pas përfundimit të gjimnazit ajo u regjistrua në kolegjin Columbia College Chicago, duke u diplomuar në degën e komunikimit dhe të shkruarit kritik. Në verën e 1969, Gray udhëtoi me një mikun e saj, Michal Brody drejt Woodstock. Kur ishte atje ajo gjeti një broshurë që fliste për protestat në Stonewall, dhe të dy vendosën të përfshihen në lëvizjen për të drejtat LGBT kur të ktheheshin në Çikago.[3]

Vdekja dhe trashëgimia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gray u largua nga jeta në 18 mars të 2014 për shkak të kancerit,[2] në shtëpinë e saj në Edgewater Beach. Ajo është vlerësuar prej Asamblesë së Përgjithshme në Illinois për aktivizmin e saj. Në po të njëjtin vit një libër biografik rreth Vernitës me titull Vernita Gray: from Woodstock to the White House u publikua prej Tracy Baim dhe Owen Keehnen.

  1. ^ Maglott 2017.
  2. ^ a b The Chicago Tribune 2014, f. 26.
  3. ^ Baim 2009, f. 78.