Vjollca Meçaj
Appearance
Vjollca Meçaj lindi më 20 janar të vitit 1951 në Durrës, Shqipëri.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1973.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ka ushtruar detyrën e gjyqtares dhe atë të zëvëndës kryetares në Gjykatën e Rrethit Berat deri në vitin 1977 dhe më pas ka punuar si juriste pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës.
- Gjatë viteve 1992-1997 ka ushtruar profesionet e lira të avokatit dhe noterit.
- Në vitin 2001 është zgjedhur në detyrën e Drejtores Ekzekutive të "Qendrës Avokatore për Gratë" në Tiranë.
- Është dalluar për aktivitet të gjerë në fushën e të drejtave të njeriut e sidomos, në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të gruas dhe në luftën kundër korrupsionit. Është pjesëmarrëse e disa grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjeve.
- Është lektore pranë Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.
- Nga viti 2004 është anëtare e Gjykatës Kushtetuese.