Jump to content

Voices of Terror

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Voices of Terror: Manifestos, Writings and Manuals of Al Qaeda, Hamas, and Other Terrorists from Around the World and Throughout the Ages
AutorWalter Laqueur
Titulli origjinal'Voices of Terror: Manifestos, Writings and Manuals of Al Qaeda, Hamas, and Other Terrorists from Around the World and Throughout the Ages'
GjuhaAnglisht
TemaTerrorizëm, Histori
BotoiReed Press(NY)
Faqe520 faqe
ISBNISBN 1594290350

Voices of Terror: Manifestos, Writings and Manuals of Al Qaeda, Hamas, and Other Terrorists from Around the World and Throughout the Ages (Zëra të terrorit: Manifeste, shkrime dhe manuale nga Al Qaeda, Hamasi dhe terroristë të tjerë rreth botës dhe përgjatë kohëve) është një libër i redaktuar nga studiuesi dhe historiani Walter Laqueur .[1][2]

Libri është një antologji përmbledhëse e 82 dokumenteve - burime parësore - që hetojnë moralitetin, psikologjikë dhe etikën e dhunës ideologjike. Çdo dokument paraqitet me një hyrje të shkurtër dhe një tekst të shkurtër shpjegues. Libri është dizenjuar si një referencë për studentët më seriozë të historisë dhe përdorimit të dhunës.[2]

Libri dokumenton emocionet, principet dhe retorikën e përdorur nga ata që shfaqin dhunë, qoftë në raste tiranie, revolucioni, lufte guerrilase apo terrorizmi.[2] 

Dokumentet nga burimet parësore vijnë nga figura të njohura si Clausewitz, Lenin, Karl Marks, Emma Goldman, Mao Ce Dun, Che Guevara, dhe Menahem Begin, sikundër dhe puritani anglez Edward Sexby dhe satiristi grek Lucian nga Samosata.

Libri përmban gjithashtu 26 dokumente nga liderë dhe grupe terroriste islamistesi Osama bin Laden, el-Kaide, Hamas dhe Palestine Liberation Organisation (PLO).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Voices of terror, Worldcat - Vizituar më 25 korrik 2015
  2. ^ a b c Voices of Terror: Manifestos, Writings and Manuals of Al Qaeda, Hamas, and Other Terrorists from Around the World and Throughout the Ages, Canadian Military Journal (Recension nga Koloneli Bernd Horn)