Jump to content

Voltmetri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Voltmetër analog

Voltmetri është instrument që përdoret për matjen e diferencës së potencialit elektrik midis dy pikave në një qark elektrik . Është e lidhur paralelisht. Zakonisht ka një rezistencë të lartë në mënyrë që të marrë nga qarku rrymë shumë të vogël ose të papërfillshme.

Voltmetrat analogë lëvizin një tregues përgjatë një shkalle në proporcion me tensionin e matur dhe mund të ndërtohen nga një galvanometër dhe një rezistencë serike. Matësit që përdorin amplifikatorë mund të matin tensione të vogla të mikrovoltëve ose edhe më pak. Voltmetrat dixhitalë japin një shfaqin në mënyrë numerike tensionin duke e përdorur një konvertues analog në dixhital.

Voltmetrat prodhohen në një gamë të gjerë mënyrash, disa të furnizuar me burime të energjisë të veçanta (p.sh. nga bateria) dhe disa të tjerë furnizohen nga vetë burimi i tensionit të matur. Instrumentet e montuara përgjithmonë në një panel përdoren për të monitoruar gjeneratorët ose aparate të tjera. Instrumentet portative janë zakonisht të pajisura edhe për të matur rrymën dhe rezistencën në formën e një multimetri dhe janë instrumente standarde testimi që përdoren në punën elektrike dhe elektronike.

Simboli skematik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Simboli i voltmetrit

Në diagramet e qarkut, një voltmetër përfaqësohet me shkronjën V në një rreth, me dy vija që dalin që përfaqësojnë dy pikat e matjes që zakonisht lidhen paralel me degën ku kryhet matja.

Voltmetri analog[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një galvanometër me spirale lëvizëse të tipit d'Arsonval .

`Një galvanometër me spirale lëvizëse mund të përdoret si voltmetër duke futur një rezistencë në seri me instrumentin. Galvanometri ka një spirale me tela të hollë të varur në një fushë magnetike të fortë. Kur aplikohet një rrymë elektrike, ndërveprimi i fushës magnetike të spirales dhe magnetit të palëvizshëm krijon një moment, duke tentuar të bëjë spiralën të rrotullohet. Momenti është proporcional me rrymën përmes spirales. Spiralja rrotullohet, duke ngjeshur një sustë që kundërshton rrotullimin. Devijimi i spirales është kështu proporcional me rrymën, e cila nga ana tjetër është proporcionale me tensionin e aplikuar, i cili tregohet nga një tregues në një shkallë.

Voltmetri dixhital[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy voltmetra dixhital. Shikoni ndryshimin 40 mikrovolt midis dy matjeve, një kompensim prej 34 pjesë për milion.

Një voltmetër dixhital mat një tension hyrës të panjohur duke e kthyer tensionin në një vlerë dixhitale dhe më pas shfaq tensionin në formë numerike. Voltmetrat digjitalë zakonisht dizenjohen rreth një lloji të veçantë të konvertuesit analog-në-dixhital të quajtur një konvertues integrues.

Saktësia e matjes së voltmetrave digjital ndikohet nga shumë faktorë, duke përfshirë temperaturën, impedancën e hyrjes dhe ndryshimet e tensionit të furnizimit me energji. Voltmetrat digjital pak më të lirë shpesh kanë rezistencë hyrëse të rendit prej 10 MΩ, ndërsa ata më preciz mund të kenë rezistenca hyrëse prej 1 GΩ ose më të lartë për intervalet më të ulëta të tensionit (p.sh. më pak se 20 V). Për t'u siguruar që saktësia e një voltmetri digjital është brenda tolerancave të specifikuara të prodhuesit, ajo duhet të kalibrohet periodikisht kundrejt një standardi tensioni, siç është qeliza Weston.

Voltmetri i parë dixhital u shpik dhe u prodhua nga Andrew Kay i Non-Linear Systems (dhe më vonë themeluesi i Kaypro) në 1954. [1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Markoff, John (5 sht 2014). "Andrew Kay, Pioneer in Computing, Dies at 95". Obituary (në anglisht). New York Times. Marrë më 7 shtator 2014.