Wikipedia:Fshati që duket s'do kallauz
Kjo është një ese rreth përdoruesve të shumëfishtë. Ajo përmban këshillat ose mendimet e një ose më shumë kontribuesve të Wikipedisë. Kjo faqe nuk është artikull enciklopedik, as njëra prej politikave apo udhëzimeve të Wikipedisë, meqë nuk është shqyrtuar hollësisht nga komuniteti. Disa ese përfaqësojnë norma të përbashkëta; të tjerat vetëm pikëpamje joshumicë. |
Thelbi i faqes: Administratorët mund të veprojnë ndaj përdoruesve të shumëfishtë nëse ka sjellje shumë të ngjashmë midis tyre. |
"Fshati që duket s'do kallauz"—tregon që nëse është shumë e qartë që një përdorues është kukull e një përdoruesi tjetër, administratorët mund të veprojnë pa kërkuar prova nga një CheckUser (kallauz).
Kjo aplikohet vetëm në raste shumë të qarta të keqpërdorimit të llogarive të shumëfishta. Nëse nuk ka prova te mjaftueshme, redaktorët duhet të supozojnë se redaktimet janë bërë në mirëbesim.
Përdorimi
[Redakto nëpërmjet kodit]Ky test duhet të përdoret për procese të brendshme në Wikipedia. Për shembull, supozojmë se "Përdoruesi:Shembull1" është përfshirë në një debat të ashpër me dikë tjetër, dhe për këtë arsye bllokohet. Menjëherë pas kësaj, një përdorues tjetër "Përdoruesi:Shembull2" regjistrohet në Wikipedia dhe vazhdon debatin, duke thënë të njëjtat gjëra dhe me të njëjtin tonalitet. Ky test na lejon ta konsiderojmë atë një rast të dukshëm të llogarive të shumëfishta, dhe të aplikojmë masat e duhura. Nëse "Përdoruesi:Shembull3" regjistrohet dhe vazhdon të njëjtin debat, sanskionet mund të përshkallëzohen, sepse sjellja e njëjtë është tregues i qartë i keqpërdorimit të llogarive të shumëfishta.