Wendy Carlos
Wendy Carlos (e lindur me emrin Walter Carlos; 14 nëntor 1939) është një muzikante amerikane dhe kompozitore e njohur për kompozimet në muzikën elektornike si dhe kolonat zanore të filmave të ndryshme. E lindur dhe e rritur në Rhode Island, Carlos studioi fizikë dhe muzikë në Universitetin “Brown” përpara se të zhvendosej në Nju-Jork në 1962 për të studiuar kompozim muzikor në Universitetin e Kolumbias.
Carlos u bë i njohur përmes albumit me titull Switched-On Bach (1968), një album me kompozim muzikor të Johann Sebastian Bach, të performuar në sintetizuesin muzikor që u bë mjaft popullor në 1970 si dhe e ndihmoi atë të fitonte tre çmime Grammy. Suksesi komercial i shtroi rrugën më shumë albumeve të tjera nga Carlos në zhanre të ndryshme duke përfshirë sintetizimin e adaptimeve klasike muzikore eksperimentale. Ajo kompozoi kolonën zanore të dy filmave të regjisorit Kubrick, specifikisht A Clockword Orange (1971) dhe The Shining (1980) si dhe për filmin Tron (1982) të produksioneve Walt Disney.
Në 1979 Carlos ishte një ndër figurat e para publike që bëri publike se i ishte nënshtruar kirurgjisë së ndryshimit të seksit.