Jump to content

Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Hasan Toptani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hasan Toptani
Të dhëna vetjake
U lind më6 maj 1907
Tiranë, Perandoria Osmane
Vdiq më9 mars 1973
Durrës, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiAgronom, Tregtar, Personalitet Publik

Hasan Toptani lindi me 6. 5. 1907 ne Turqi, gjate kohes kur i jati i tij Murat Toptani ndodhej i internuar me te gjith familjen. Shkollen fillore e kreu ne Vjene. Ne moshen 15 vjecare kthehet ne atdhe dhe futet ne shkollen teknike amerikane te Tiranes per mekanike bujqesore. Mbas mbarimit te saj merret me shfrytezimin e tokave te tij. Mbas viteve 30’ ishte profesor ne shkollen teknike amerikane. Nderkohe njihej si nje intelektual dhe nje njeri me shume kulture. Dy vitet e para te fakultetit te larte per Agronomi i kreu ne Milano dhe si studime i perfundoi ne universitetin e Bolonjes ne vitin 1943. Mbas clirimit dergohet ne Vlore si agronom ne nje ferme bujqesore. Ashtu si pjesa me e madhe e intelektualeve shqiptare, u krijua historia kunder tij si armik i popullit e sabotator. Ne vitin 1952 ne Vlore zhvillohet gjyqi kunder tij me pretekstin e sabotimit ne sektorin ku punonte. Trupi gjykues kerkonte denimin e tij me vdekje. Ne fillim salla buciste kunder tij, po kur moren vesh qe ishte i biri i patriotit te madh Murat Toptani, firmetar i pavaresise, pjesmaresit heshten. Nderkohe edhe me mbrojtjen profesionale nga avokati tij Fadil Llagami gjykatesit vendosen per faljen e tij. Mbas kesaj kthehet ne Durres ku punon si specialist ne uzinen Mekanike Bujqesore ne Shkozet. Ne vitin 1966 del ne pension.