Jump to content

Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/ Dervish Ali Dukati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dervish Ali Ajani (Dukati)

Dervish Ali Dukati me Kullat monument kulture


Lindur : Dukat 1794 -Vlorë 1851

Shkollimi : Zosimea Janina


U lind ne Dukat me 1794. Eshte i biri i Ali Skendos. I ati ishte i pasur dhe i zgjuar, i degjohej fjala ne te gjitha rrethet shoqerore te krahines. Dervishi, si mbaroi mejtepin ne fshat, vazhdoi ruzhdien ne Vlore e pastaj ne Janine ne Zosimè. Ai largohet nga Janina dhe kthehet në Dukat për të mbajtur shtëpinë pas vrasjes së të atit. Ali Skendua i jati i Dervishit ishte i lidhur me familjen Vlora. Kete lidhje e mbajti dhe i biri. Ai ishte shoqerues i Ismail Bej Vlores me 05.01.1829 (gjyshi i Ismail Qemal bej Vlores), se bashku me tre dukatas te tjere. Nen drejtimin e Beqir Vlores luftoi kunder hordhive turke ne Himare e Kurvelesh. Me 1828, pas Kuvendit Nderkrahinor qe organizoi Ismail Vlora, Dervish Aliu sulmoi garnizonin turk te vendosur 13 km ne veri te Dukatit, ku vret rojet turke, djeg garnizonin dhe rrembeu nje top. Topi sot gjendet ne muzen e armve ne Gjirokaster.

Ne Maj 1847,organizator i Kryengritjeve kunder reformave to Otomanve i ngarkuar nga Komiteti Kombetar i Kryengritjes udheheq luftimet antiosmane ne krye te forcave te Vlores (rreth 1200 luftetar) se bashku me trimin Hader Sulo Kanina.

Kenga popullore ; Dolle, Dervish beu ,dolle Pallen ne supe e hodhe Ne Berat vajte qendrove Ne Berat bere hatane Luftove me pashallare Me pashallare luftove Ata flisen e ti s,degjoje Dije turce por nuk doje Me terxhuma kuvendoje.

Dervish Ali Dukati pas kerkesave per nje armpushim per te terhequr trupat e ushtarve te rene dhe te plagosur ne fushbetejen e Beratit nuk pranonte te fliste ne turqisht pavarsisht zoterimit te gjuhes turke dhe per kete turqit derguan nje perkethyes (terxhuma) qe te bisedonin me Kapedanin e Duaktit I cili pranonte te filste vetem gjuhen e nenes.

Emri I Dervish Ali Dukatit gjendet dhe në letërn e krerëve të Besëlidhjes Shqiptare, te cilen e dergojne me 9 gusht 1847, ku i kërkohej ndihmë mbretit Oton të Greqisë. Kryengritja e vitit 1847, e cila kishte përfshirë të gjithë trojet shqiptare kundër sistemit të ri të administrimit dhe taksimit të kërkuar nga Perandoria Osmane, u shtyp. Pas shpartallimit të forcave të kryengritësve, Dervish Aliu u arrestua dhe u burgos në kalanë e Gjirokastrës, dhe me pas per shkak te rreziksmerishe te tij e mbyllin ne hambaret e anijeve per ne Stamboll duke e internuar më pas në Tersanë e Stambollit. Me ndërhyrjen e konsullit francez në Stamboll, miqt e tije organizojne arratisjen e Dervish Aliut I cili e ndihmoi ate te mbrrinte ne Korfuz ku me pas me ndihmën e varkëtarëve himariotë mbrrin ne cepin e Gjuhes në Karaburun.

Ky njeri i rrallë me nje guxim të frikshëm pas mbritjes ne trojet e tija nuk mund te rrinte duar kryq. Në vitin 1849, ai organizoi përsëri një tjetër rebelim te krahines te Dukatit për të mos i dërguar djemtë ushtarë dhe per te rimarre kullotat qe pashallaret e vlores I kishin zaptuar dhe dhen me qera cobanve vlleh. Pas disa kerkesave per te larguar bagetin te cilat nuk u perfillen nga Pashallaret vlonjat Dervish Ali Dukati perze me dhune cobanet duke marre gjithe bagetine dhe duke ja shperndare ne menyre te barabarte cdo familje te krahines. Ky kapedan i patrembur, që nuk u presionua as nga internimi dhe burgosja, sigurisht ishte një objektiv që duhej eliminuar shpejt nga aktorët osmanë. Në dhjetor të vitit 1851, Dervish Aliu u thirr në Vlorë për një marrëveshje me Turqinë, që në fakt ishte një ftesë për ta çuar atje ku përfundimisht nuk do t’i prishte punë askujt. Ai dyshoi dhe nuk shkon vet por degron njerzit e tij besnik per ta perfaqsuar dhe te njihen me marrveshjen. Perfaqesuesi I perandorise Mahmut Selimi u tha te derguarve se duhet te vinte vet Kapedani I Dukatit, se s’kishte asnje rrezik pasi ishin Shqiptar dhe duhej te merreshin vesh per te miren e vendit. Me 22 Dhjetor Dervish Ali Dukati mbrrin ne Vlore dhe Bejlerët turkomanë të Vlorës e helmuan pabesisht në kafene. Varri i tij sot është në Vlorë, sepse kontributi i tij patriotik nuk ishte vetëm në Dukat, por në të gjithë Vlorën, Labërinë dhe Jugun. Poeti popullor i thur vargjet: E xhuma , e enjte Hajmedet o Dervish be Hipe kalit e shkove Ne kasaba cu krodhe Mahmut Selimin poqe Shkuat ne nje kafene Te pinit nga nje kafe Por ta beren me hile Te hodhe helmin e se pe Dervish Ali Dukati dhe familja e tij nuk pranuan asnje lloj titulli nga perandoria osmane . Pavarsisht se atij i flisnin Dervish Ali “Ajani” (i par/udheheqes) apo Dervish Bej Dukati . Ishte gjithnje ne mbrojtje te halleve qe kishin te varfrit . Ai s’ishte vetem nje udheheqes i vegjelise ne lufte kunder perandoris osmane por edhe nje antifeudal, qe luftonte te gjitha padrejtesite shoqerore qe i beheshin popullit .

Kapedani i fshatit, Dervish Aliu, karakterizohej nga një shpirt shumë demokrat, duke e quajtur veten të barabartë mes të barabartëve me të gjithë banorët e tjerë të Krahines te Dukatit kete e tregon edhe porta e kullës, e cila është e ndërtuar në formë harku me lartësi mbi dy metra, poshtë të cilës është udha ku kalonin vëllazëria dhe fshati. Asnjëri nga krerët kryesorë të Kryengritjes te 1847s’kishte një ndërtesë të tillë, madje dhe ato pak shtëpi zakonshme që kishin, sot janë kthyer në gërmadha. Kullat e Dervish Aliut vazhdojnë të qëndrojnë ende në këmbë, krenare dhe të pamposhtura, tashmë jo për të sfiduar armikun turk, por indiferencën dhe nënvlerësimin njerëzor.

Sigurisht, ngritja e një fortese të tillë është shumë e kushtueshme për kohën. Sipas historianit dukatas Sherif Tava, dy janë versionet e gjetjes së parave për të ngritur këtë fortesë të qëndrueshme dhe të punuar nga mjeshtra të zotë që vinin nga Janina. “Ka dy mundësi të ndërtimit të kullës-kështjellë. Së pari: Hipoteza e te prerit vet para sipas gojdhenave. Por ai argumenton se hipoteza e të prerit vetë para’ nga Kapedani i Dukatit është një tezë që në fakt nuk është dokumentuar asnjëherë. Se dyti : François Pouqueville shkruan në një nga librat e tij mbi takimin me Ali Pashë Tepelenën se Dukati ishte një fuçi baruti dhe se ky Dervish Ali Dukati furnizonte të gjithë krahinën Vlores. Informacionet tregojne se dhe i ati Kapedanit dhe vet Dervish Ali Dukati jane marre me tregeti, tez kjo me e besueshme se e para.


Gjithcka ne jeten e tij ishte , perballje , perndjekje e mos terheqje''' cit.Marin Mema

References[edit] 1[e fshatit tim : Dervish Ali Dukati, roman me autor Skënder Hasko. Botuar në Tiranë nga "Alta", në vitin 1998.]

2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës – Ministria e Kulturës. Retrieved 15 July 2017.

3. Enciklopedia Dukati – prof. Sherif Tava

4. ^ Vlora News (4 April 2018). "Kullat e Dervish Aliut – Dukat, Vlorë". Retrieved 5 July 2018.

5. ^ Shqiptarja (5 June 2018). "Kullat e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës drejt shkatërrimiDervish Ali Dukatit total". Retrieved 5 July 2018.x

6. ^ ""Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Archived from the original on July 6, 2011. Retrieved October 28, 2010.

7. https://pikark.com/listing/dervish-ali-towers/

8. thealbanian.house

9. Enciklopedia Per Dukatin , Vol 2 , faqe 671-690 , autor Axhem Capo