Shko te përmbajtja

Dervish Ali Dukati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dervish Aliu mbi kalë me kullat e tij në sfond

Dervish Ali Dukati (Dukat 1794 -Vlorë 1851) ka qenë udhëheqës i kryengritjeve kundër Perandorisë Osmane. Shkollimi: Zosimea Janina Vlora.

U lind ne Dukat me 1794. Eshte i biri i Ali Skendos. I ati ishte i pasur dhe i zgjuar, i degjohej fjala ne te gjitha rrethet shoqerore te krahines. Dervishi, si mbaroi mejtepin ne fshat, vazhdoi ruzhdien ne Vlore e pastaj ne Janine ne Zosimè. Ai largohet nga Janina dhe kthehet në Dukat për të mbajtur shtëpinë pas vrasjes së të atit.[1]

Gjithçka në jetën e tij ishte, përballje, përndjekje e mos tërheqje[2]

Aktiviteti Patriotik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kuvendi i Beratit ne Krah te Ismail Bej Vlores 1828

Ali Skëndua i ati i Dervishit ishte i lidhur me familjen Vlora. Këtë lidhje e mbajti dhe i biri. Në javën e parë të muajit nëntor 1828, u mblodh në Berat kuvendi i krerëve shqiptarë. Kuvendi i zhvilloi punimet e veta në mbledhje të fshehta, që zgjatën nga data 6 deri në 8 të atij muaji dhe u mbajtën nën kryesinë e Ismail Bej Vlorës, Iljaz Podës dhe Shahin bej Delvinës. Në kuvend u diskutua kryesisht për çështjen e qeverisjes dhe u theksua se funksionarët osmanë kishin përqendruar në duart e tyre të gjitha privilegjet, duke dëbuar vendasit. Prandaj u vendos që të thyhej autoriteti i vezirit nga Kytahijaja e Anadollit, ta largonin atë nga qeverisja e Shqipërisë dhe nëse ai do të zëvendësohej me të tjerë, edhe këta të dëboheshin duke u krijuar pengesa, derisa pushteti i vendit të përqendrohej në dorën e shqiptarëve. Mendohej që ky synim të arrihej para se Stambolli të zgjidhte mosmarrëveshjet e veta me Fuqitë e Mëdha, sepse kur Mehmet Reshid pashës t’i liroheshin duart, u tha në kuvend, ai do të hakmerrej ashpërsisht ndaj tyre dhe do ta nënshtronte vendin duke përdorur shqiptarët kundër shqiptarëve. Pas Kuvendit Ndërkrahinor "Beslidhja e Beratit" Dervish Aliut i ngarkuar të sulmoi garnizonin turk te vendosur 13 km ne veri te Dukatit. Gjatë luftimit ku vret rojet turke dhe djeg garnizonin Dervish Aliu rrëmben një top duke e përdorur atë për mbrojtjen e kullave të tij. Topi sot gjendet ne muzeun e armëve në Gjirokastër. Ai ishte shoqërues i Ismail Bej Vlores me 05.01.1829 (gjyshi i Ismail Qemal bej Vlorës), së bashku me tre dukatas të tjerë dhe mes shpurës së beut që përbëhej prej 600 vetësh, e që kishte qëndruar jashtë kështjellës bënte pjesë edhe djaloshi 17 vjeçar Zenel Gjoleka. Pas vrasjes tradhëtisht të Ismail Bej Vlores në Janinë nga serasqeri Reshit pashë Darbehori, Dervish Aliu i bashkohet vëllait te Ismail beut. Nën drejtimin e Beqir Vlores luftoi kunder hordhive turke ne Himarë e Kurvelesh.

Kryengritja e Kunder reformave te Tanzimatit 1847

Ne Maj 1847,organizator i Kryengritjeve kunder reformave te Otomaneve i ngarkuar nga Komiteti Kombetar i Kryengritjes udheheq luftimet antiosmane ne krye te forcave te Vlores (rreth 1200 luftetare) se bashku me trimin Hader Sulo Kanina.

Kenga popullore ;

Dolle, Dervish beu, dolle

Pallen ne supe e hodhe

Ne Berat vajte qendrove

Ne Berat bere hatane

Luftove me pashallare

Me pashallare luftove

Ata flisen e ti s'degjoje

Dije turçe por nuk doje

Me terxhuman kuvendoje. [3]

Dervish Ali Dukati pas kerkesave per nje armpushim per te terhequr trupat e ushtarve te rene dhe te plagosur ne fushbetejen e Beratit nuk pranonte te fliste ne turqisht pavarsisht zoterimit te gjuhes turke dhe per kete turqit derguan nje perkethyes (terxhuma) qe te bisedonin me Kapedanin e Duaktit I cili pranonte te filste vetem gjuhen e nenes.

Emri I Dervish Ali Dukatit gjendet dhe në letërn e krerëve të Besëlidhjes Shqiptare, te cilen e dergojne me 9 gusht 1847, ku i kërkohej ndihmë mbretit Oton të Greqisë. Kryengritja e vitit 1847, e cila kishte përfshirë të gjithë trojet shqiptare kundër sistemit të ri të administrimit dhe taksimit të kërkuar nga Perandoria Osmane, u shtyp.

Internimi dhe Arratisja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shpartallimit të forcave të kryengritësve, Dervish Aliu u arrestua dhe u burgos në kalanë e Gjirokastrës, dhe me pas per shkak te rrezikshmerise se tij e mbyllin ne hambaret e anijeve per ne Stamboll duke e internuar më pas në Tersanë e Stambollit. Me ndërhyrjen e konsullit francez në Stamboll, miqte e tij organizojne arratisjen e Dervish Aliut, i cili e ndihmoi ate te mberrinte ne Korfuz ku me pas me ndihmën e varkëtarëve himariotë mberrin ne kepin e Gjuhes në Karaburun.

Kryengritja e Dukatit 1849

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky njeri i rrallë me nje guxim të frikshëm pas mbërritjes ne trojet e tij, nuk mund te rrinte duarkryq. Në vitin 1849, ai organizoi përsëri një tjetër rebelim te krahinës së Dukatit, për të mos i dërguar djemtë ushtarë dhe per te rimarrë kullotat qe pashallarët e Vlores i kishin zaptuar dhe ua kishin dhënë me qera çobanëve vlleh. Pas disa kerkesave per te larguar vllehët nga tokat e tij, te cilat nuk u perfillen nga Pashallarët vlonjat, Dervish Ali Dukati përzë me dhunë vllehët duke marrë gjithe bagetinë e tyre dhe duke ja shperndarë ne menyrë të barabartë cdo familje te krahinës.

Ky kapedan i patrembur, që nuk u presionua as nga internimi dhe burgosja, sigurisht ishte një objektiv që duhej eliminuar shpejt nga aktorët osmanë. Në dhjetor të vitit 1851, Dervish Aliu u thirr në Vlorë për një marrëveshje me Turqinë, që në fakt ishte një ftesë për ta çuar atje ku përfundimisht nuk do t’i prishte punë askujt. Ai dyshoi dhe nuk shkon vetë, por degron njerëzit e tij besnik per ta perfaqsuar dhe te njiheshin me marrveshjen. Perfaqesuesi I perandorisë,Mahmut Selimi u tha te derguarve se duhet te vinte vet Kapedani I Dukatit, se s’kishte asnjë rrezik pasi ishin Shqiptar dhe duhej te merreshin vesh per te mirën e vendit. Me 22 Dhjetor, Dervish Ali Dukati mbrrin ne Vlore dhe Bejlerët turkomanë të Vlorës e helmuan pabesisht në kafene. Varri i tij sot është në Vlorë, sepse kontributi i tij patriotik nuk ishte vetëm në Dukat, por në të gjithë Vlorën, Labërinë dhe Jugun. Poeti popullor i thur vargjet:

E xhuma , e enjte

Hajmedet o Dervish be

Hipe kalit e shkove

Ne kasaba cu krodhe

Mahmut Selimin poqe

Shkuat ne nje kafene

Te pinit nganje kafe

Por ta beren me hile

Te hodhen helmin e se pe.

Dervish Ali Dukati dhe familja e tij nuk pranuan asnje lloj titulli nga perandoria osmane. Pavarsisht se atij i flisnin Dervish Ali “Ajani” (i par/udheheqes) apo Dervish Bej Dukati. Ishte gjithnje ne mbrojtje te halleve qe kishin te varfrit. Ai s’ishte vetem nje udheheqes i vegjelise ne lufte kunder perandoris osmane por edhe nje antifeudal, qe luftonte te gjitha padrejtesite shoqerore qe i beheshin popullit.

Dervish Ali Dukati paraqitur ne oborrin e kullave te tija

Kapedani i fshatit, Dervish Aliu, karakterizohej nga një shpirt shumë demokrat, duke e quajtur veten të barabartë mes të barabartëve me të gjithë banorët e tjerë të Krahines te Dukatit kete e tregon edhe porta e kullës, e cila është e ndërtuar në formë harku me lartësi mbi dy metra, poshtë të cilës është udha ku kalonin vëllazëria dhe fshati. Asnjëri nga krerët kryesorë të Kryengritjes te 1847s’kishte një ndërtesë të tillë, madje dhe ato pak shtëpi zakonshme që kishin, sot janë kthyer në gërmadha. Kullat e Dervish Aliut vazhdojnë të qëndrojnë ende në këmbë, krenare dhe të pamposhtura, tashmë jo për të sfiduar armikun turk, por indiferencën dhe nënvlerësimin njerëzor.

Sigurisht, ngritja e një fortese të tillë është shumë e kushtueshme për kohën. Sipas historianit dukatas Sherif Tava, dy janë versionet e gjetjes së parave për të ngritur këtë fortesë të qëndrueshme dhe të punuar nga mjeshtra të zotë që vinin nga Janina. “Ka dy mundësi të ndërtimit të kullës-kështjellë. Së pari: Hipoteza e te prerit vet para sipas gojdhenave. Por ai argumenton se hipoteza e të prerit vetë para’ nga Kapedani i Dukatit është një tezë që në fakt nuk është dokumentuar asnjëherë. Se dyti : François Pouqueville shkruan në një nga librat e tij mbi takimin me Ali Pashë Tepelenën se Dukati ishte një fuçi baruti dhe se ky Dervish Ali Dukati furnizonte të gjithë krahinën Vlores. Informacionet tregojne se dhe i ati Kapedanit dhe vet Dervish Ali Dukati jane marre me tregeti, tez kjo me e besueshme se e para.

Dervish Ali's Towers

Dukati enciklopedi vëll 1 Enciklopedia Per Dukatin , Vol 2 , faqe 671-690 , autor Axhem Capo

Dukati ynë

Dukati enciklopedi

thealbanian.house

""Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Archived from the original on July 6, 2011. Retrieved October 28, 2010.

Enciklopedia Dukati – prof. Sherif Tava

LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës – Ministria e Kulturës. Retrieved 15 July 2017.

  1. Hasko, S. (1998, January 1). Legjenda e fshatit tim--Dervish Ali Dukati. http://books.google.ie/books?id=vberHAAACAAJ&dq=legjenda+e+fshatit+tim+dervish+ali+dukati&hl=&cd=1&source=gbs_api
  2. cit. Marin Mema
  3. Kokalari, M. (1983) Trima Te Kryengritjeve Popullore. Tirane: Shtepia Botuese ‘8 Nentori’. https://books.google.al/books/about/Trima_t%C3%AB_kryengritjeve_popullore.html?id=DbCTnQEACAAJ&redir_esc=y