Zylyftar Poda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gravurë e kapedanit të famshëm kolonjar, Zylyftar agë Poda, e cila gjendet në Muzeun Hstorik të Stambollit. Kjo foto u soll në Shqipëri në fillimin e viteve ‘70 nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-leitnant, Petrit Dume

Zylyftar Poda, apo siç ka qenë emri i vërtetë i tij, Iljaz Poda, (Zylyftar i ka mbetur nga fjala turke, Silihqidar, që do të thotë: Mbajtës i armëve të Sulltanit), lindi rreth vitit 1768, në fshatin PodëKolonjës, i cili ndodhet edhe sot në të dalë të qytetit të Ersekës, afër urës së Shalësit, në të djathtë të rrugës që të shpie në Leskovik. Fshati Podë ka një emër të madh në historinë e Shqipërisë, për shkak të luftërave të vazhdueshme dhe qëndresës antiosmane që kanë bërë banorët e asaj treve në Jug të Shqipërisë, në fundin e shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XVIII. Këtë gjë, veç të tjerash, e vërtetojnë më së miri edhe mjaft këngë popullore folklorike, të cilat që nga koha e sundimit osman kanë ardhur deri në ditët tona. Në njërën prej tyre, në mes të tjerash thuhet:

"O kalat‘ e Melesinit, o fortesa të dëgjuara
Ju, o gërxhe, o moçale, o shkëmbinj kaq të tmerruar
Ti moj Podë, Poda plakë, moj fole e trimërisë
Fshat i lartë‘ e i bekuar, q‘i dhe famë Shqipërisë".

"Popullsia e fshatit Podë ka qenë dhe është e përzier me banorë të besimit mysliman dhe ortodoks, të cilët që prej shekujsh kanë shkuar në një harmoni shumë të mirë ndërmjet tyre. Familja Poda, të cilët ishin bejlerë dhe mjaft të pasur, kanë qenë të njohur jo vetëm si shtëpi e parë e atij fshati, por edhe një nga familjet më të dëgjuara të trevës së Kolonjës, Korçës dhe gjithë Jugut të Shqipërisë. Ajo shtëpi e madhe ka pasur shumë miqësira dhe krushqira me disa familje të tjera të njohura bejlerësh, si në Starje, Qafzez, Frashër, Vrëpckë, Glinë, Konicë etj. Përpara Zylyftarit, nga ajo shtëpi ka qenë tepër i njohur edhe Abaz Poda, i cili ka pasur funksione të larta në Perandorinë Osmane, duke shërbyer pranë valillëqeve në Selanik, Grebene etj. Si shpërblim për të gjitha shërbimet që Abazi i bëri Perandorisë Osmane, Porta e Lartë e Stambollit e shpërbleu atë duke i dhënë shumë prona në Trikallë, Mecave etj. Pas Abazit, nga trungu i familjes Poda ka qenë i njohur babai i Zylyftarit, Muharremi, i cili ishte kapedan me autoritet të lartë në atë trevë dhe njeri mjaft i respektuar i kuvendeve. Sipas mjaft dëshmive dhe burimeve gojore, Muharremi fillimisht u martua me Validenë nga Qafzezi, me të cilën lindi Zylyftarin, por ajo vdiq gjatë lindjes së fëmijës së parë dhe Zylyftari u rrit jetim. Nga një burim tjetër thuhet se Muharremi pati dhe një vajzë (motra e Zylyftarit), e cila mund të ketë lindur përpara vëllait dhe të ketë qenë fëmija i parë. Zylyftari, apo Iljazi, siç është emri i tij i vërtetë, mësimet e para dhe ato të shkollës së mesme i mori në Janinë dhe Manastir. Që në moshë të vogël ai u ul në kuvendet e burrave. ku ftohej i ati i tij, Muharremi, gjë e cila ndikoi në formimin e tij të mëvonshëm. Zylyftari u martua me Veziren dhe lindën katër fëmijë: Sulejmani, Hasani, Qamili dhe një vajzë. Ai u bë i njohur duke qenë krahu i djathtë i Ali Pashë Tepelenës.

Zylyftar Poda ka një bust në Muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, busti i cili nuk ishtë më shumë se 30 cm.[1]

Kënga e Zylyftar Podës, i cili u rrethua në kalat e ti në malet e Melesinës prej Mahmut Pashës në 1831-in

Thanë, doli Rumelija,
Ngriti krye Shqipëria
Thanë,doli sadrazemi
Ngrihij, Shqyptarë, t‘vemi Zylyftari Podësë,
Dërgoj kartë Shkodrësë
Edhe Shkodra i dërgoj,
Manastir u ngrit e shkoj
Kush i dogji kullat Qarrit?
Rakip beu i Zylyftarit.
Zylyftar mustaqe-verdhë,
Prit nizamët se t‘u derdhë,
Të vinë, mirë, se të vinë,
Te pusi e kam Mersinë.
Rakip bej të ardh një kartë.
Mblidh asqer e kthehu prapë
Melesini mal i butë,
Rreth e rrotull me harbutë,
Melesini maja maja,
E rreh topi e kumbaraja.
Melesini i përpjetë,
I vete gjylja shigjetë.
Këjo kisha me një kamare,
Nizamët i shojti fare.
Kjo kisha me tri shkallë,
Rreth e rrotull me nizamë.
Mun te portë e Zylyftarit,
Varur kokë e bashnizamit.
Elmaz Xhemi me të vëllanë,
Për Zylyftar u vranë.
Burr‘o Elmaz Xhem, o burrë,
Më të shumtë me gurë,
Elmazi me kushurinë,
Mun te kisha se ç‘u shtrinë".
Këngë për Ismail bej Vlorën dhe
Zylyftar Podën
"Qaj moj Vlorë, qaj Kaninë,
Smaili shkoj në Janinë,
I dërguan bujurdinë,
Të piqet me Rumelinë,
Dolën Dervenit të prinë,
Tafil e Xhelili ynë,
Malo mos shko në Janinë,
Mos e beso Osmanllinë,
Se të kan ngritur pusinë,
Zylyftari dërgoi kartë:
Kthehu Ismail Bej prapë,...
Drekënë në Zharovinë,
Darkën brenda në Janinë,
U dhe selamn‘ e s‘ta prinë,
Smaili u ngjit në shkallë,
Me pashanë ball për ballë,
Dy kobure pas iu dhanë,
Smail be, o‘Smail be,
Miqësinë ku e le,
Kokën tende në hejbe..."

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://leskovik.com/forum/index.php?topic=11.0 Archived 29 March 2012[Date mismatch] at the Wayback Machine. Nga forumi i Leskovikut, artikull i plotë mbi Zylyftar Podën