Agai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Agai (st. dhe tosk.) dhe ága (geg.) (osm. أغا, pers. آقا‎ "kryetari, mjeshtër, zot") ka qenë titull honorifik për funksionarë të oborrit sulltanor, zyrtarë apo oficerë ushtarakë të Perandorisë Osmane.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gjuhët tartaro-turke ka kuptimin "i madh" dhe fillimisht ka qenë titull i një prijësi të rëndësishëm, të një kryetari.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Aga sot përdoret në titull honorifik persian për burrat, e barasvlefshme me "zotëri", termi përkatës për femrat është hanëm, në Shqipëri edhe hâka, hanko.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Njeriu më i rëndësishëm në hierarkinë ushtarake osmane që e mbante këtë titull ka qenë "agai i jeniçerëve", pastaj atë e morën komandantët e garnizoneve të kështjellave mbretërore dhe komandantët e artilerisë të cilët, zakonisht hynin në strukturat e jeniçerëve (dizdar aga dhe topçi aga). Më vonë aga u titulluan të gjithë komandantët e vullnetarëve (gënyly alayi) dhe të rrogëtarëve (ulufeciyan). Në Perandorinë Osmane këtë titull e merrnin edhe pasardhësit e tyre. Ka pasur në Shqipëri, Bosnjë dhe Kurdistan familje agallarësh që për peshë, soj dhe pasuri ua kalonin ku e ku edhe shumë familjeve bejlere.[1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Translated by Afrim Koçi. Tiranë: IDK. p. 564. ISBN 99927-780-6-7.