Jump to content

Marin Mema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marin Mema
Të dhëna vetjake
U lind më
Marin Mema

(1981-03-22) 22 mars 1981 (43 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
ProfesioniFutbollist
Gazetar

Shoqata e karrierës futbollistike
PozicioniMesfushor dhe Sulmues krahu
Karriera me të rinjtë
VitetKlubi
1990–2002Dinamo

Marin Mema lindur më 22 mars 1981Tiranë është një gazetar shqiptar. Ai punon për televizionin Top Channel dhe gazetën Shqip. Është autor dhe realizues i ciklit të dokumentarëve shumë të popullarizuar “Gjurmë shqiptare”.

Mema rrjedh nga një familje me prejardhje nga Kolonja. Më 1999, pasi kreu shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë u regjistrua për degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Mema u diplomua për gazetari në korrik të vitit 2003 pranë departamentit të gazetarisë të UT-së. Është gjithashtu titullar i një masteri për shkenca politike dhe marrëdhenie ndërkombëtare që e mori më 2008 pas studimeve në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike që sot njihet si Akademia e Studimeve Politike.

Mema gjatë viteve 2009-2016 ishte realizues i ciklit të reportazheve "Shqipëria Tjetër" që transmetoheshin në Top Channel dhe Top News. Marin Mema realizoi gjithashtu një sërë dokumentarësh si "Shqiponjat kufitare" (për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë), "Gjurmët e historisë" (për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Bellkamen, Negovan, Follorinë dhe Kostur), "Çamëria, përse kanë frikë grekët" (jeta e sotme në këto zona dhe gjurmët që nuk janë shuar), "Manastiri në Maqedoni" dhe më tej kanë qënë në fokus të dokumentarëve dhe reportazheve.

Në gusht 2012 është shpallur "non grata" nga Republika e Greqisë me akuzën për kërcënim të sigurisë kombëtare dhe rendit publik.[1] Kjo erdhi pas disa emisioneve të realizuara në zona të ndryshme të Çamërisë.

Në vitin 2015 Mema filloi me realizimin e një cikli dokumentarësh që mban emrin "Gjurmë Shqiptare" po ashtu në Top Channel dhe Top News.

Në prill 2016 gjatë realizimit të një dokumentari ndalohet nga forcat speciale maqedonase në Shkup dhe mbahet në komisariatin qëndror të qytetit për mbi gjashtë orë.

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Çmimi i parë për reportazhin "Avokatët e Djallit", i shpallur si reportazhi më i mirë investigativ mbi vetëvrasjen e fëmijëve në Shqipëri
  • Reporteri më i mirë 2011-2012 (zgjedhur nga Akademia e Pavarur e Audiencës)
  • Një nga 10 personalitetet e vitit 2012 (zgjedhur nga revista "Klan")
  • Ambasador i "Vullnetit të mirë" për diversitetin kulturor, PNUD
  • Gazetari më i mirë i vitit 2014, përzgjedhur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptare
  • Akordim i titullit të Mirënjohjes nga Organizata "Albanian Roots", SHBA
  • "Njeriu i vitit 2015", shpallur nga Fondacioni "Harpa"
  • Reportazhi mbi fshatin Malbardhë i ciklit “Shqipëria Tjetër” merr vendin e pestë mes 100 kandidaturave nga e gjithë bota për çmimin Jacques Chirac (Paris)
  • Çmimi "O sa mirë me qenë Shqiptar" nga shoqata e tifozave "Kuq e Zi"
  • Një nga 10 personalitet e vitit 2016, 2017, 2018 (rezultat i sondazhit te publikut në Top Channel)
  • Titulli "Mirënjohja e Labërisë", Vlorë
  • Titulli "Hasan Prishtina", dorëzuar nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Prishtinë
  • Çmim i mirënjohjes nga "Shoqata Çamëria"
  • Çmim i mirënjohjes nga "Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë" me motivacionin për promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare dhe zbulimin e gjurmëve brenda dhe jashtë vendit
  • Çmim i mirënjohjes nga ''Shoqata Kongresi i Bashkimit" në Manastir (Maqedoni e Veriut)
  • Gazetari i vitit nga gazeta "Koha Jonë’" (rezultat i sondazhit të lexuesëve)
  • Titulli "Qytetar Nderi" i Beratit
  • 2003: "Qetësi shurdhuese", roman botuar te shtëpia botuese "Dudaj"
  • 2004: "Çmenduria e Fundit", përmbledhje me poezi botuar te shtëpia botuese "Ora"
  1. ^ "Marin Mema e Tahir Veliu: Dy shqiptarët e shpallur "non grata" nga Greqia". Iliria News Agency. 5 nëntor 2016.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]