Wikipedia:Artikuj të përkryer/Kandidatura
Pamja
Komenti i fundit: 21 ditë më parë nga Klein Muçi në temën Adolf Hitleri
Një artikull mund të shpallet i përkryer nëse përmbush kriteret për përmbajtjen, burimet dhe materialet multimediale dhe siguron të paktën dy të tretat e votave pro.
Vendimi përfundimtar merret nga një administrator, i cili shqyrton argumentet mbi përmbushjen e kritereve, duke mos u mbështetur vetëm në numrin e votave. Një përdorues i zakonshëm gjithashtu mund të mbyllë votimin nëse ekziston pajtim i përgjithshëm.
Gjatë votimit mund të përdorni stampat {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} për të shprehur qëndrimin tuaj.
Votimi zgjat të paktën një javë dhe mund të vijojë deri në katër muaj. Pas javës së parë mund të mbyllet kur njëra anë, PËR ose KUNDËR, ka të paktën 3 vota; deri atëherë votimi mbetet i hapur.
Pas mbylljes, roboti Smallem i heq artikullit stampën {{APK}} brenda një dite dhe, nëse artikulli miratohet si i përkryer, i shton stampën {{Artikull i përkryer}} (në vend të {{Artikull i mirë}}, nëse e ka).
Si të propozosh një artikull
Krijo kandidaturën duke përdorur formularin më poshtë. Roboti Smallem e shton te seksioni Kandidatura brenda pak minutash dhe vendos stampën {{APK}} në krye të artikullit. Nëse nuk shfaqet pas një çerek ore, shkruaj vetë
{{Wikipedia:Artikuj të përkryer/Kandidatura/Titulli i artikullit}} te seksioni, me titullin e saktë të artikullit, dhe vendos stampën.Kandidatura[redakto]
Gjenden 2 kandidatura të hapura.
| Kandidaturë | Votat | Gjendja |
|---|---|---|
| Borussia Mönchengladbach | 2 PËR · 2 KUNDËR · 0 ASNJANËS · 50% PËR | 🗳 Pret votat · duhen 3 vota në njërën anë |
| Adolf Hitleri | 2 PËR · 0 KUNDËR · 1 ASNJANËS · 100% PËR | 🗳 Pret votat · duhen 3 vota në njërën anë |
Votimi
Për të shprehur qëndrimin tuaj nëse duhet apo jo ky artikull të shpallet i përkryer votoni me
PËR ,
ASNJANËS
ose
KUNDËR
.
PËR Si propozuesi i faqes. – Velocitas34 (diskutimet) 20 mars 2025 20:37 (CET)
PËR – Sadsadas (diskutimet) 15 prill 2025 00:22 (CET)
KUNDËR
- Homologu në EnWiki ngjan të ketë më shumë përmbajtje nga e cila mund të përfitojë dhe artikulli ynë. Gjithashtu te versioni aktual ekzistojnë disa probleme të vogla teknike te referimet 10, 12, 13. - Klein Muçi (diskutimet) 12 maj 2025 13:29 (CEST)
KUNDËR
- Mund të jetë edhe më mirë. - Leutrim.P (diskutimet) 9 tetor 2025 09:31 (CEST)
Diskutimi
Votimi
PËR - Si propozuesi. - DieliAlla (diskutimet) 25 shtator 2026 21:40 (CEST)
PËR - ErdetAlla (diskutimet) 25 shtator 2026 21:56 (CEST)
ASNJANËS
- Artikulli homolog në EnWiki ngjan të ketë më shumë informacion e stampa teknike që mungojnë te artikulli ynë. - Klein Muçi (diskutimet) 27 shtator 2026 02:18 (CEST)