Wikipedia:Artikulli i javës/2023/19
Appearance
Ilirologjia është një fushë ndërdisiplinore shkencore, objekt studimi i së cilës është trashëgimia materiale dhe burimet e shkruara për ilirët dhe Ilirinë. Si një disiplinë e veçantë shkencore, është studiuar ose studiohet në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Sarajevës dhe Universitetin e Tetovës si pjesë e studimeve themelore universitare ose pasuniversitare të shkencave historike.