Wikipedia:Artikulli i javës/2024/15

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Liqeni i Horës së Arbëreshëve (Lago di Piana degli Albanesi) i njohur në gjuhën popullore edhe si Lagu i Honit është pellgu artificial më i vjetër dhe më i madhi në Siçili, por edhe më i larti, me 610 m mbi nivelin e detit. Liqeni shtrihet në një sipërfaqe prej 310 hektarësh në territorin komunal të Horës së Arbëreshëve dhe Sëndahstinës, në rajonin e qytetit metropolitan të Palermos. Liqeni i Horës së Arbëreshëve përbën një zonë të rëndësishme natyraliste prej përafërsisht dhe, së bashku me gjuhën, ritet dhe zakonet, është një nga elementët simbolikë të Horës së Arbëreshëve.