Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2021/17

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para disa kohësh fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të mbajtur në Stamboll.
  • Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg.
  • Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.
  • Braziliani Edson Donasimento Pele, konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në 1254 ndeshje futbolli ai shënoi 1216 gola.
  • Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës “Armako”. Madhësia e fushës është 241, 5×35. 42 km2.
  • Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja.
  • Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsej 28 104 000 njerëz.