Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2013/2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fllamuri i Mongolise
Fllamuri i Mongolise

Mongolia (mongolisht: Монгол улс, Mongol uls, ) është shtet pa dalje në det, ndodhet në Azinë Lindore e Qendrore, mes Kinës dhe Rusisë. Kryeqyteti Ulan Bator është vendbanim më i madh ku jetojnë 38% të popullsisë. Sistemi politik i Mongolisë është republika parlamentare.

Me 1,564,116 km², Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe me dendësinë më të ulët të banimit me afro 2,9 milion banorë. Është poashtu shteti i dytë më i madh pa dalje në det pas Kazakistanit. Toka mongole ka pak hapësirë të punueshme dhe pjesa më e madhe e saj përbëhet nga stepa të thata jopjellore, ku dallohen malet në veri e perëndim dhe shkretëtira Gobi në jug. Përafërsisht, 30% e popullsisë janë nomadë ose gjysmënomadë. Feja mbizotëruese në Mongoli është budizmi tibetian, dhe shumica e popullsisë janë mongolë etnikë, ndonëse në vend jetojnë edhe kazakët, tuvanët dhe minoritete të tjera, sidomos në perëndim.

Gjatë mbretërimit të Xhengis Hanit në shek. XIII, mongolët krijuan perandorinë më të madhe që kishte parë njerëzimi deri atëherë. Në shekujt vijues ishin pjesë e Perandorisë Kineze, ndërsa gjatë shek. XX ranë nën sferën e ndikimit sovjetik. Viti 1990 shënoi fillimin e rendit demokratik dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut. Sot, Mongolia është vend në zhvillim; ka zhvillim mesatar njerëzor dhe zë vendin e 124-të në botë sa i përket prodhimit vendor bruto prej 3.541 USD për kokë banori.





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]