Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/40
Appearance
Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë drunore nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdoren për ushqim. Llojet e kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Trungu i saj arrin lartësi mesatare 10-17 m, është gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm). Fruti i dardhës është i lëngshëm dhe i ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit. Në librin e tij Odisea Homeri dardhën e karakterizon si "dhuratë nga Zoti", kurse në kohën e mbretit frëng Luigj ishte simbol i luksit. Dardha si pemë jeton rreth 300 vjet. Aftësitë kuruese të dardhës janë:
- Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
- Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
- Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
- Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
- Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
- Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
- Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.