Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/43

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hurma


Hurma ose siç quhet në disa zona kakia është pemë me prejardhje nga lindja e largët, nga Kina dhe Japonia dhe bën pjesë në gjininë Diospyros, familja Ebenaceae. Ashtu si Domatja , nuk është konsideruar si një perime e "zakonshme kokrra kuqe", por është në fakt një frut "kokrra vërtetë" sipas përcaktimit. Hurma është pemë gjetherënëse, me një lartësi deri në 15-18 m, por mbahet zakonisht me krasitje në përmasa më modeste. Gjethet janë të mëdha, me formë ovale të zgjeruar, të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqen e sipërme. Në vjeshtë ato marrin ngjyrë të kuqe. Lulet lulëzojnë në filizat e rinj të vitit. Në një pemë mund të jenë tri llojet e luleve: Lule me thekë dhe pistil, lule vetëm me thekë (mashkull), lule vetëm me pistil (femër). Pllenimi bëhet nëpërmjet insekteve kryesisht bletët. Zakonisht pemët kanë lule mashkull dhe lule femër, por ka edhe pemë që kanë vetëm lule femër ose vetëm lule mashkull. Kur një lule femër nuk është pllenuar, fruti rritet gjithsesi por nuk ka fara. Frutat janë të mëdha, të rrumbullakta ose të shtypura , me ngjyrë portokalli kur janë pjekur. Ato janë sipër kupës së lules. Lëkura është e lëmuar. Tuli është i lëngshëm, i ëmbël dhe pak fibroz. Para se të pjekura , frutat kanë një shije të athët për shkak të pranisë së taninave. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmalatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Perveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të femrat dhe meshkujt, në gratë shtatzanë ajo ndihmon në lindje normale dhe të shëndetshme. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë sidomos në Shqipërine e mesme