Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/46

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arra

Arra është një frut që i përket stinës së vjeshtës, dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor. Arra kosiderohet si pema frutore më e vjetër dhe daton që në vitin 10.000 para Krishtit. Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700-ën. 99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia. Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Grekët i quanin "karyon", që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kafkën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin. Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallat e ndryshme. Kalifornia ka rreth 227,000 hektarë tokë me arra. Ekzistojnë rreth 30 lloje të ndryshme arrash. Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. Studimi u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, “Një arrë në ditë e mban mjekun larg”. Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Prandaj vlen të theksohet se për të parandaluar kolesterolin e lartë është e domosdoshme një dietë mesdhetare, e cila të përmbajë një sasi të caktuar vaj ulliri si dhe një sasi të caktuar arrash. Vlen të theksohet se arrat është mirë që të konsumohen të freskëta dhe jo të pjekura, sepse në këtë mënyrë ulen vlerat e tyre ushqyese. Arrat. Nëse darka që do të kosumoni është shumë e rëndë, frutat e thata si arrat, e ekuilibrojnë atë. Ushqimi i shëndetshëm po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një prej problemeve kryesore të një grupi të gjerë njerëzish. Studiuesit kanë vërtetuar se konsumimi i tetë kokrrave arra, mbas vaktit të drekës që konsiderohet si më i rëndësishmi, ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit të lartë, madje edhe më mirë sesa vaji i ullirit. Ky studim u krye mbi një grup prej 24 vullnetarësh, të cilëve iu dha që të kosumonin lloje të ndryshme djathërash dhe sallamërash. Më pas iu bënë analizat dhe u pa se niveli i tyre i kolesterolit ishte rritur. Një javë më pas, iu dhanë pesë lugë vaj ulliri dhe 28 gr arra. Pasi iu ribënë analizat u pa se niveli i kolesterolit kishte rënë. Pra si vaji i ullirit ashtu edhe arrat ndikojnë në uljen e kolesteroit në gjak, por arrat në ndryshim nga kolesteroli janë në gjendje që të ruajnë edhe elasticitetin e arterieve.Ndryshe arrat janë quajtur edhe si ilaç kundër sëmundjeve që kanë lidhje me obezitetin, hipertensionin, kolesterolin e lartë etj.Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë, dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë. Janë të pasura në Omega- 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke iu mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji, dhe në shtyllën kurrizore. Arrat janë shumë të pasura në Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, calcium, hekur etj. Secili prej këtyre elementëve ka një ndikim mjaft pozitiv në shëndet. Vaji i arrave ka një aromë mjaft të këndshme dhe njëkohësisht ka vlera ushqyese të shumta. Ai është një prej armikëve kryesorë të lëkurës së thatë. Ai zë një prej vendeve më të rëndësishme si në industrinë kozmetike, farmaceutike ashtu edhe në atë aromaterapeutike.