Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/47

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lajthia


Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm. Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar. Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ Vaji natyral i lajthisë është ideal për fytyrën tuaj, e sidomos nëse tipi i lëkurës është i yndyrshëm. Përhapja e tij në fytyrë është proces i lehtë dhe i absorbueshëm nga lëkura. Vlerat ushqyese të këtij vaji bimor dhe frytet që ka lajthia janë të pangopura. Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale. Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizmin e saj. Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.