Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/26
Clinton Cash: The Untold Story of How and Why Foreign Governments and Businesses Helped Make Bill and Hillary Rich është një libër i vitit 2015 nga Peter Schweizer. Në libër hetohen donacionet e bëra tek Clinton Foundation nga entitete të huaja, fjalimet e paguara të bëra nga Clintonët, dhe pasurimi i tyre personal që prej kohës kur lanë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2001.
Shtëpia botuese, Harper, e përshkruan librin si një hetim në burimin e grumbullimit të pasurisë nga ana e Bill dhe Hillary Clintonit që prej lënies së Shtëpisë së Bardhë në vitin 2001.
Libri është strukturuar në njëmbëdhjetë kapituj. Kapitullli i parë parashtron tezën metaforike të Schweizerit "The Lincoln Bedroom Goes Global", një referencë ndaj Clintonëve që presin donatorët si miq në Lincoln Bedroom (dhoma e fjetjes Lincoln) në Shtëpnë e Bardhë. Titull i kapitullit të fundit është një pyetje: "Quid Pro Quo?".
Zonat madhore ku fokusohet libri Clinton Cash janë ndihmat e vitit 2010 për Haitin, marrëveshjet për naftën Kolumbiane, politika bëthamore në Indi, përvetësimi nga Rusia e një kompanie minierash uraniumi në SHBA, dhe marrëdhënia mes fjalimeve të paguara të Bill Clintonit ndërsa Hillay Clinton ishte Sekretare Shteti.